Flash

Balluku, takim në kryeministri në mbrëmje pas daljes nga SPAK

Lapsi.al 31 October 2025
Balluku, takim në kryeministri në mbrëmje pas daljes nga SPAK

Belinda Balluku është parë duke hyrë në kryeministri mbrëmjen e sotme. Zëvendëskryeministrja u fotografua duke hyrë në godinën kryesore të ekzekutivit pasi u mor e pandehur nga SPAK edhe pse u la pa asnjë masë arresti.

Ajo po hetohet për çështjen e tunelit të Llogarasë, që u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë mbi 180 milionë euro.

Prokuroria e Posaçme deklaroi se procedimi ndaj Ballukut është regjistruar këtë vit dhe është bashkuar me hetime të vitit të kaluar për veprën penale “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Deri në këtë fazë të hetimeve paraprake, faktet penale në ngarkim të Ballukut kanë të bëjnë me veprimet e saj, në cilësinë e Ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për procedurën e prokurimit “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”, në seksionin rrugor Orikum-Himarë, pjesë e autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë).

Kjo procedurë është zhvilluar në datën 11 dhjetor të vitit 2020 dhe pas anulimit të saj, është rihapur më datë 22 qershor të vitit 2021, me fond limit, 18 miliardë e 967 milionë lekë, pa TVSH ose më shumë se 180 milionë euro.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI