Flash

Balluku e pandehur/ Klodiana Lala: SPAK hetoi udhëtimet dhe bisedat telefonike

Lapsi.al 31 October 2025
Balluku e pandehur/ Klodiana Lala: SPAK hetoi udhëtimet dhe bisedat

Një ditë e ngarkuar ka qenë kjo e sotmja sa i përket përballjes së politikës me drejtësinë. Ndërkohë që në Gjykatën Kushtetuese shqyrtohet kërkesa e ish-kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj për mos shkarkimin e tij nga detyra, në Prokurorinë e Posaçme u paraqit zëvendës kryeministrja Belinda Balluku e cila u mos zyrtarisht e pandehur për veprën penale të “Shkeljes së barazisë në tendera”, lidhur kjo me Tunelin e Llogarasë.

E ftuar në emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën në News24, gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje në lidhje me atë që ka ndodhur sot.

“Deri në momentin që do të paraqitej në SPAK konsiderohej person nën hetim, por kur merr dijeni për akuzën, konsiderohet zyrtarisht e pandehur. Kjo u vërtetua zyrtarisht edhe nga SPAK që bëri me dije se gjithçka lidhen në lidhje me tunelin e Llogarasë, kur fillimisht doli fitues firma “Gjoka konstruksion”, tender që u anulua vetëm pak më vonë.

5 muaj më vonë tenderi u fitua nga kompani turke, me një vlerë 50 milionë euro më shumë nga oferta që kishte dhënë fillimisht “Gjoka”. Ajo që ishte interesanti ishte fakti që në fund ndërtimet u bënë në realitet nga “Gjoka” pavarësisht se tenderin e mori kompania turke.

Burime bëjnë me dije se janë të kryqëzuara me udhëtimet, bisedat telefonike, praktikën e tenderave dhe kanë krijuar panoramën që hetuesit besojnë se kanë arritur një provueshmëri të lartë lidhur me veprën penale”, - tha ajo.

Sipas Lalës mbetet në dorën e SPAK të vlerësojë nëse ekziston mundësia një masë sigurie nëse ka të dhëna për manipulim apo ndikim në prova.

“Gra të cilat janë hetuar zakonisht kanë shkuar në masa të lehta sigurie” – tha Lala. /BW

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI