Flash

Trump miraton ndërtimin e një nëndetëseje me energji bërthamore në Korenë e Jugut

Lapsi.al 30 October 2025
Trump miraton ndërtimin e një nëndetëseje me energji

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi në një postim në platformën Truth Social se i ka dhënë dritën jeshile Koresë së Jugut për të ndërtuar një nëndetëse me energji bërthamore .

Trump, i cili ndodhet në qytetin Gyeongju për samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), tha gjithashtu se Seuli ka rënë dakord të blejë sasi të mëdha nafte dhe gazi natyror nga SHBA-të.

“Koreja e Jugut do të ndërtojë nëndetësen e saj bërthamore në kantieret detare të Filadelfias, pikërisht këtu në SHBA-në e mirë të vjetër. Industria e ndërtimit të anijeve në vendin tonë së shpejti do të bëjë një LUFTË TË MADHE”, shkroi Trump.

Presidenti amerikan dhe homologu i tij i Koresë së Jugut, Lee Jae-myung, përpunuan detajet e një marrëveshjeje dypalëshe tregtare gjatë takimit të tyre dje.

Lee gjithashtu kërkoi leje nga SHBA-ja që Koreja e Jugut të ripërpunojë karburantin bërthamor për të furnizuar me energji nëndetëset, në mënyrë që ato të mund të gjurmojnë anijet e Koresë së Veriut dhe Kinës për periudha më të gjata kohore.

Sipas një marrëveshjeje midis dy vendeve, Koreja e Jugut nuk ka të drejtë të ripërpunojë pa pëlqimin e Shteteve të Bashkuara.

“Unë u kam dhënë atyre miratimin për të ndërtuar një nëndetëse me energji bërthamore, në vend të nëndetëseve të vjetruara dhe shumë më pak fleksibile me naftë që kanë tani”, shkroi Trump në postimin e tij në Truth Social.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI