Flash

Shkarkimi i Peleshit/ Bardhi: Qëndron në detyrë me votat e 79 memec-deputetëve

Lapsi.al 30 October 2025
Shkarkimi i Peleshit/ Bardhi: Qëndron në detyrë me votat e 79

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar menjëherë pas rrëzimit të kërkesës për shkarkimin e Kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi. Në reagimin e tij, Bardhi thekson se Peleshi po vazhdon ta mbajë atë post falë votave të 79 'memec-deputetëve'. Më tej bardhi tha se kreu i Kuvendit hyri në historinë e parlamentarizmit si Kryetari për të cilin u kërkua shkarkimi nga detyra pa mbushur as një muaj në detyrë.

REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI

Niko Peleshi mund të vazhdojë të qëndrojë në detyrë me votën e 79 memec-deputetëve, por ai vazhdon në këtë funksion si Kryevartës i Taulant Ballës, jo si Kryetar i Kuvendit të 140 deputetëve.

Ai hyri tashmë në historinë e parlamentarizimit të vendit si Kryetari për të cilin u kërkua shkarkimi nga detyra pa mbushur as një muaj në detyrë. U zgjodh me 85 vota e u mbajtë në detyrë me 79 vota një muaj më vonë.

Këtë arritje historike në vetëm 1 muaj mund ta ketë vetëm një funksionar kushtetues i paaftë dhe i padenjë për një detyrë të lartë shtetërore.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI