Flash

"I kërkoj falje të gjithëve": Vinicius mbyll përplasjen me trajnerin e ka një premtim

Lapsi.al 29 October 2025
"I kërkoj falje të gjithëve": Vinicius mbyll
Pas zëvendësimit në Klasiken e fituar nga Real Madrid 2-1, Vinicius Jr ka qenë në qendër të vëmendjes më shumë për shpërthimin e tij ndaj vendimit të teknikut Xabi Alonso e për sherrin e kërkuar me Lamine Yamal pas ndeshjes, sesa për lojën e tij gjatë 90 minutave. Sot, në fakt, braziliani ka dëshiruar të kërkojë falje nga të gjithë, duke publikuar një mesazh të gjatë në llogarinë e tij në X (Twitter).

Ndjesa e Vinicius Junior

"Sot dua të kërkoj falje ndaj të gjithë tifozëve të Real Madrid për reagimin tim ndaj zëvendësimit gjatë Klasikes. Ashtu siç e kam bërë edhe personalisht gjatë stërvitjes së sotme, dua të kërkoj falje edhe njëherë ndaj shokëve të mi të skuadrës, klubit dhe presidentit. Ndonjëherë pasioni më merr më shumë se duhet, sepse dua gjithmonë të fitoj dhe të ndihmoj ekipin tim. Karakteri im konkurrues buron nga dashuria që kam për këtë klub dhe për gjithçka që ai përfaqëson. Premtoj të vazhdoj të luftoj çdo sekondë për të mirën e Real Madrid, ashtu si kam bërë që nga dita e parë" e mbylli ndjesën e tij Vinicius Junior. Lexo më tej: Vinicius tëbohet me Xabi Alonson për zëvendësimin: reagim nervoz në “El Clasico”

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI