Flash

Dinamo përplaset me Partizanin derbi i parë për Kërnajën: Flamurtari e Tirana dridhen

Lapsi.al 29 October 2025
Dinamo përplaset me Partizanin derbi i parë për

Pas fitores së Egnatias ndaj Teutës dhe Bylis, që me 10 lojtarë kaloi Vorën, mesjava vjen për ti dhënë një provë force skuadrave të Abissnet Superiores, të detyruar të luajnë raundin e fundit të fazës së parë pas vetëm 4 ditësh nga ai i kaluari. Mund të jetë momenti më vendimtar për dy skuadrat që mbyllin renditjen, Flamurtari e Tirana, ndërsa Vllaznia ka shansin më të mirë të arratiset në krye, ndërsa Elbasani të forcojë pozitat në katërshe. Spikat derbi i kryeqytetit, që do të luhet edhe njëherë në Elbasan Arena, por efektet do të jenë krejtësisht në Tiranë, aty ku Dinamo provon të ushtrojë trysni mbi Vllazninë kryesuese, ndërsa Partizani të dalë krejtësisht nga kriza.

Një derbi për tu fituar...

Vetëm se dëshirat jo gjithnjë legjitimohen në fushë dhe këtë e di mirë Kërnaja, që diskuton derbin e parë në karrierë. Dinamo kërkon të pasojë suksesin me Vorën, për të mos lëshuar terren tjetër ndaj Vllaznisë, që për momentin ka avantazhin e 5 pikëve. Dinamo mund të besojë në një skuadër në shëndet të plotë dhe që duket se ka kapërcyer edhe momentin nervoz: asnjë karton i verdhe në ndeshjen e fundit është një tregues domethënës. Sidoqoftë, me Bregun, Guindon, Vilën, por edhe me një pankinë me dy Berishët blutë mund të luajnë një derbi me intensitet, duke përfituar edhe nga mbrojtja e të kuqve që ka humbur Sembene të dëmtuar.

Daja rigjeti lojtarët e tani mekanizmat duken më fluidë, gjë që nuk mund ta thotë trajneri i ri i Partizanit. Të kuqtë vuajnë shumë në aspektin ofensiv, por kanë 180 minuta që nuk pësojnë gol dhe ky është një detaj shumë i rëndësishëm. Humbja e Bintsouka për dëmtim e Gudjufit për përjashtim e vështirësojnë detyrën e të kuqve, që duken larg kondicionit më të mirë fizik, por që duhet të luajnë 90 minutëshin e dytë impenjativ 4 ditë pas atij kundër kampionëve në fuqi të Egnatias, cka e bën një sprovë të vërtetë për njerëzit e Kërnajës, renditja e të cilëve nuk është në sinkron me pretendimet e klubit.

Kriza e thellë e Flamurtarit e Tiranës

Moriero po kalon ditë të vështira në Vlorë, me dy humbje radhazi që kur ka marrë detyrën. Vlonjatët e pretendimeve të mëdha nuk kanë ende asnjë fitore në tetë ndeshje dhe tani vizitor mbërrijnë kryesuesit e Vllaznisë. Skuadra e Martinit kërkon të krijojë një distancë edhe më të madhe me ndjekësit dhe vjen nga 4 fitore radhazi, gjë që i bën kuqeblutë favoritët e mëdhenj.

Lexo më tej: Albanese dënon Teutën në Rrogozhinë: Egnatia i shkakton humbjen e parë sezonale Dobit

Në kryeqytet, Tirana e pafundit, ka të njëjtat vështirësi me Flamurtarin, me Bordin që nga derbi nuk është se po sheh më dritë në fund të tunelit. Italiani ka humbur Klasiken, por tani duhet të mposhtë Elbasanin, për të mos e futur veten në telashe më të mëdha. Me 6 pikë, për bardheblutë nuk ka alternativë tjetër përvec fitores, ndërsa Gvozdenovic, pasi ndërpreu dy humbjet radhazi me suksesin ndaj Bylis, kërkon vazhdimësinë në një transfertë delikate. Verdheblutë ndajnë vendin me Teutën e Dinamon por ndjekin Egnatian që ka një pikë më shumë dhe nuk duan të dështojnë për të dytin vit radhazi në objektivin e tyre për të qenë në Final 4.

SUPERIORE, JAVA 9

28.10. 2025

Bylis 2-1 Vora

Egnatia 1-0 Teuta

29.10. 2025

Flamurtari 17:00 Vllaznia

Dinamo 19:30 Partizani

KF Tirana 19:30 AF Elbasani

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI