Flash

Aksidentet u ulën me 16.3% në shtator, grupmosha më problematike në timon 25-34 vjeç

Lapsi.al 29 October 2025
Aksidentet u ulën me 16.3% në shtator, grupmosha më problematike

Muaji shtator ka shënuar një numër më të ulët aksidentesh në raport me shtatorin e një viti më parë. Publikimi i fundit i Institutit të Statistikave mbi aksidentet rrugore vëren se ky numër ra me 16.3 për qind. INSTAT citon se të dhënat e raportuara janë paraprake dhe janë subjekt përditësimi.

“Në muajin Shtator 2025 janë regjistruar 102 aksidente rrugore, nga të cilët 135 persona janë të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur). Gjatë periudhës Janar-Shtator 2025, numri i aksidenteve rrugore është ulur me 16,3 %, krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të një viti më pare” thuhet në publikim.

Një tjetër pikë ku ndalet INSTAT është fakti se në shumicën e rasteve aksidentet janë si pasojë e shoferëve teksa grupmosha problematike sipas të dhënave të përpunuara në këtë periudhë është ajo e 25-34 vjeç.

“Aksidentet rrugore, në 91,2 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesve të mjeteve. Numri më i lartë i aksidenteve, në këtë periudhë, është shkaktuar nga grup-mosha 25-34 vjeç, e cila përbën 26,5 % të numrit total të aksidenteve.

Në muajin Shtator 2025, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë ditës së Hënë me 19,6 %, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur përgjatë ditë së Mërkurë, Enjte dhe të Premte me nga 9,8 % secila

Numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë harkut kohor 14:00-17:00 dhe 19:00-24:00, duke zënë secila nga 23,5 % të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej” thuhet në publikimin e INSTAT./MONITOR

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin. Era do të fry...

07:28

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI