Flash

Mbahet sot në GJKKO seanca paraprake për dosjen ‘Veliaj’

Lapsi.al 28 October 2025
Mbahet sot në GJKKO seanca paraprake për dosjen ‘Veliaj’

Në Gjykatën e Posaçme pritet të zhvillohet sot seanca paraprake për çështjen penale që përfshin ish-kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, si dhe disa persona të tjerë të hetuar në të njëjtën dosje. Gjatë kësaj seance, trupi gjykues do të shqyrtojë akuzat e ngritura nga SPAK dhe do të vendosë nëse çështja do të kalojë për gjykim të plotë apo do të rikthehet për hetime shtesë.

Veliaj ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit, pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për masën e sigurisë “arrest në burg”.

Seanca e mëparshme u shty për shkak të bojkotit të avokatëve, pas arrestimit të avokatit Ulian Barjami, i cili ishte përfshirë në një përplasje me një prokuror gjatë një seance në Gjykatën e Elbasanit.Më herët, më 2 tetor, Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e Veliajt për zëvendësimin e masës së sigurisë me një më të butë.

Sipas hetimeve të SPAK, Veliaj dhe bashkëshortja e tij dyshohet të kenë ngritur një skemë korrupsioni dhe pastrimi parash, përmes së cilës kanë përfituar rreth 1 milion euro. Këto të ardhura, sipas prokurorisë, janë siguruar nga fondet e Bashkisë së Tiranës dhe nga ryshfete të marra prej biznesmenëve kontraktorë, përmes një rrjeti kompanish dhe organizatash jofitimprurëse.

SPAK pretendon se një pjesë e shumës është përdorur për blerje luksoze online nga Ajola Xoxa, ndërsa hetimet për këtë dosje janë ende në vijim.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e martë

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike kryesisht në pjesën e parë të ditës. Moti parashikohet me alternime vranësiras...

07:29

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI