Flash

Grabitja e shekullit në Luvër! Dy të arrestuarit 'kyçin' gojën para hetuesve

Lapsi.al 28 October 2025
Grabitja e shekullit në Luvër! Dy të arrestuarit

Dy të arrestuarit për garbitjen e ndodhur në muzen e famshëm të Luvrit zgjodhën të mos u përgjigjën pyetjeve të hetuesve. Ata e bënë këtë duke përdorur "të drejtën për të heshtur". Ata janë mbajtur në zyrat e shërbimit të prokurorisë speciale të Parisit, që nga dita kur u arrestuan nga autoritetet franceze.

Mediat e huaja shkruajnë se dy të arresturit janë persona të njohur për autoritetet franceze. Ata kanë kryer një seri vjedhjesh të cilat kanë të bëjën me shkelje prone, fyerje dhe dëmtime trupore, por pa pasur një lidhje me rrjetet e krimit të organizuar.

Hetimet u mbështetën në një mori provash mjeko-ligjore të mbledhura në vendin e grabitjes, një skenë që është bërë e famshme në botë dhe është fotografuar gjerësisht ditët e fundit. Identifikimi i të dyshuarit të parë, një 39-vjeçar me shtetësi të dyfishtë franko-algjeriane, u bazua në flokët e gjetur brenda një helmete motori të braktisur nga autorët gjatë arratisjes.

Personi i dytë i arrestuar, një francez me origjinë nga Mali, u identifikua përmes ADN-së në jelekun e verdhë që mbante veshur kur përdori një makinë ngritëse për të arritur në fasadat e galerisë dhe për të hyrë në brendësi.

Arrestimet u përshpejtuan kur autoritetet zbuluan se njëri prej të dyshuarve ishte gati të hipte në një fluturim për në Algjeri nga aeroporti i Roissy-t. Pavarësisht kërkimeve të gjera, dy anëtarë të grupit që po prisnin jashtë muzeut mbi skuterë me motorët ndezur janë ende në kërkim.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI