Flash

Autobusi i tifozëve të Flamengos humb kontrollin e përmbyset: 46 të plagosur

Lapsi.al 28 October 2025
Autobusi i tifozëve të Flamengos humb kontrollin e përmbyset: 46
Tragjedi e shmangur për një grup tifozësh të Flamengos që udhëtonin drejt Argjentinës. Një autobus me destinacion Avellanedën, ku të mërkurën klubi nga Rio do të përballet me Racing për gjysmëfinalen e kthimit të Kupës Libertadores, është përmbysur përgjatë autostradës Presidente Dutra, në shtetin e Rio de Janeiros. Sipas policisë federale rrugore, aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:10 (me orën lokale), në kilometrin 281, në komunën e Barra Mansa. Bilanci flet për 46 të plagosur, prej të cilëve 4 në gjendje të rëndë, ndërsa të tjerët kanë pësuar lëndime të shkallëve të ndryshme. Pamjet e para tregojnë mjetin duke humbur kontrollin për shkaqe ende të paqarta, duke përfunduar i përmbysur mbi karrexhatë dhe duke bllokuar trafikun për më shumë se një orë. Në bord ndodheshin edhe anëtarë të tifo-grupeve të njohura Urubuzada dhe Nação 12, të nisur për të mbështetur skuadrën e Felipe Luis.

Autobusi i tifozëve të Flamengos përmbyset në Brazil

Të plagosurit u transportuan me shpejtësi në spitalin “Santa Casa” të Barra Mansa-s, ku ndodhi aksidenti, ndërsa të tjerët në spitalin bashkiak “São João Batista” të Volta Redondas. Mes tyre ndodhet edhe shoferi i autobusit, i cili u hodh jashtë mjetit gjatë aksidentit. Ai ka pësuar disa fraktura në këmbë dhe është shtruar në kujdes intensiv. Sipas “O Globo”, gjendja e tij është e qëndrueshme. Një tjetër tifoz iu nënshtrua një operacioni në dorë. Flamengo reagoi menjëherë në rrjetet sociale: “Flamengo është informuar për aksidentin që ka përfshirë autobusin që transportonte tifozët drejt Buenos Airesit dhe ka kontaktuar me kryetarin e bashkisë së Barra Mansa”. Klubi ka bërë të ditur se është në kontakt me autoritetet lokale për të ofruar mbështetje për tifozët e vet.

Flamengo në Argjentinë për të siguruar finalen e Libertadores

Skuadra braziliane, pas fitores 1-0 në ndeshjen e parë në stadiumin “Maracanã” me golin e Jorge Carrascal, është e thirrur të mbrojë avantazhin në Argjentinë, por tani duhet të përballet edhe me ankthin për tifozët e vet të përfshirë në aksident. Disa tifozë kanë vendosur të vazhdojnë udhëtimin drejt Argjentinës për të ndjekur ndeshjen, ndërsa të tjerë janë kthyer në Rio de Janeiro.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI