Flash

Albanese dënon Teutën në Rrogozhinë: Egnatia i shkakton humbjen e parë sezonale Dobit

Lapsi.al 28 October 2025
Albanese dënon Teutën në Rrogozhinë: Egnatia i shkakton

Egnatia imponohet 1-0 përballë Teutës në javën e 9 të Abissnet Superiore. Vendosi Albanese, por është një rezultat historik për rrogozhinasit, që për herë të parë ndonjëherë ia dolën të mposhtin durrsakët në kampionat. Buzëqesh Tetova, që i shkakton humbjen e parë sezonale Dobit. “Normalisht është fitore e rëndësishme - tha Edlir Tetova -. Teuta ishte ekipi për t’u mundur se përderisa kishte 0 humbje. Mendoj që e merituam.

Tetova riktheu formacionin e zakonshëm, ndërsa Kryeziu zëvendësoi Aleksin. Dobi në anën tjetër mbajti sulmin pa pika referimi, por gjërat nuk shkuan si do të donte tekniku. Ruçi e Fadeiro provuan pa sukses të impenjojnë portierët respektivë, por ndeshjen do ta zhbllokonte Albanese. Një gabim i Kotobellit i dha mundësinë Selmanit të shërbejë për italianin, që mposhti portierin kundërshtar në minutën e 43’, duke i cuar në avantazh kampionët në fuqi në dhomat e zhveshjes. "Nuk e kishim menduar humbjen sot, por ja që erdhi - shpjegoi Dobi -. Donim ta kalonim fazën e parë pa humbje, por ky është futbolli. Ishte ndeshje për 0-0, por bëmë një gabim. Tregoi që po nuk patëm disiplinën, ekipe si Egnatia shënojnë. Por është një mësim".

[video width="720" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/10/6900f3ebb6d93.mp4"][/video]

Egnatia luajti një pjesë të dytë në kontroll, ndërsa Dobi shty përpara të tijtë. Fadeiro rrezikoi i pari në minutën e 47’, ndërsa Ruçi u përgjigj pas një çerekorëshi lojë. Sidoqoftë, Tetova u kujdes më shumë të ruante avantazhin, duke zëvendësuar 10 minuta nga fundi edhe sulmuesit Albanese e Buric. "Unë kam këtë mënyrë lojë, kushdo të vijë të më mundë kështu, ose do fitoj a barazoj kështu - tha Tetova  -. Egnatia do luajë kështu me mua. Sot numri 6 ishte Kryeziu, normalisht duhej të ishte pak më shpejt në manovër, por është në rrugë të mirë dhe e përgëzoj për lojën.

Presingu i Teutës nuk e ndryshoi dot rezultatin, me Teutën që pëson kështu humbjen e parë në këtë kampionat. Egnatia kthehet të fitojë pas dy barazimeve radhazi, duke e ngushtuar tashmë diferencën me Vllazninë në vetëm 1 pikë, por me shkodranët që duhet ende të luajnë ndeshjen e tyre të fundit të fazës së parë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI