Flash

Video e tentativës për rrëmbimin e Andrei Mostovoy: pritë nga persona me kapuç

Lapsi.al 27 October 2025
Video e tentativës për rrëmbimin e Andrei Mostovoy: pritë
Tronditet Rusia pas publikimit të pamjeve të tentativës për rrëmbimin e Andrei Mostovoy, mesfushor 27-vjeçar i Zenit St. Petersburg dhe i kombëtares ruse. Ngjarja dramatike ndodhi në Shën Petersburg natën mes 22 dhe 23 tetorit, në mes të rrugës në një lagje rezidenciale. Mostovoy luan prej pesë vitesh me Zenitin dhe këtë sezon ka qenë në fushë në të 13 ndeshjet e kampionatit, përfshirë edhe atë të fundit, të fituar dje kundër Dinamos së Moskës, ku shënoi një gol vendimtar në fitoren 2-1.

Videoja e tentativës për rrëmbimin e Andrei Mostovoy

Videoja e shpërndarë në orët e fundit tregon qartë momentet e tensionit: është vonë në mbrëmje, shihet Mostovoy teksa afrohet drejt makinës së tij të tipit “fuoristradë”, kur papritur pas shpine i afrohen dy persona me kapuç që përpiqen ta kapin për krahësh dhe ta detyrojnë të futet në një makinë tjetër. Vendimtare për shpëtimin e futbollistit ishte ndërhyrja e menjëhershme e një miku të tij, hokeistit Alexander Grakun. Në atë moment shpërtheu një përleshje e ashpër, ku të dy miqtë arritën të çlirohen nga duart e sulmuesve dhe të ikin në një rrugicë anësore, ndërsa rrëmbyesit mbeten të hutuar, duke u rikthyer pas pak në makinën nga e cila kishin zbritur. Pas denoncimit të menjëhershëm, forcat ruse të rendit reaguan me shpejtësi. Katër persona të dyshuar u arrestuan dhe pranuan se operacioni ishte organizuar përmes Telegram, një platformë komunikimi dhe mesazhesh shumë e përhapur në Rusi: objektivi ishte pikërisht ai që Mostovoy e kishte kuptuar menjëherë — ta detyronin të paguante një shumë të madhe parash për lirimin e tij. Edhe pse sulmi nuk pati sukses, ngjarja ka shkaktuar jehonë të madhe, sidomos duke pasur parasysh atë që ndodhi dy ditë më vonë — rrëmbimi, sërish në Shën Petersburg, i dhëndrit të një deputeti të Dumës së Shtetit. Në atë rast, agresorët — me sa duket të njëjtët persona — arritën ta detyronin burrin të hipte në makinë, duke kërkuar më pas një shpërblim prej 10 milionë rublash (pak më shumë se 100 mijë euro). Të gjithë u arrestuan më pas, siç është raportuar.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI