Flash

Tabaku-Çelës: Kompani me bilanc zero ndërtojnë kulla me vlerë 200 mln euro në Tiranë

Lapsi.al 27 October 2025
Tabaku-Çelës: Kompani me bilanc zero ndërtojnë kulla me

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, duke folur për ndërtimet në Tiranë, tha se ka kompani që marrin leje për kulla, por bilancin e kanë zero. Tabaku gjithashtu kërkoi më shumë thellim në pyetjen që ajo i drejtoi kryeprokurorit Olsjan Çela sa i takon ndërtimeve në Tiranë. Nga Kuvendi, Tabaku theksoi se, sot kriza që ka ekonomia shqiptare është pastrimi i parave që ka në ndërtim.

"Në Tiranë janë dhënë 1.9 milionë metra katrorë leje ndërtimi, shifer e papërballueshme për sistemin bankar dhe për kompanitë. Në raportin e SPAK thuhej se grupet kriminale po përdorin ndërtinet për pastrim parash. Sot ka kompani që marrin leje ndërtimi për kulla 200 mln euro, me zero bilanc.

Por të ngremë duart dhe të themi se ka raste të tilla, kjo nuk është e mjaftueshme, pastrimi i parasë ka ulur vlerën e euros. Pyetja ime ishte e sinqertë. A mund të krijojmë një qark të mbyllur dhe të mësojmë se nga vijnë paratë në Tiranë. Unë besoj se nuk mora përgjigjen për pyetjen që ngrita. Sot kriza që ka ekonomia shqiptare është pastrimi i parave që ka në ndërtim," tha Tabaku.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI