Flash

Megan Fox rrëfen periudhën e errët gjatë 'Jennifer’s Body'

Lapsi.al 27 October 2025
Megan Fox rrëfen periudhën e errët gjatë

Megan Fox ka folur hapur për vështirësitë që përjetoi gjatë xhirimeve të filmit “Jennifer’s Body” (2009), duke treguar se pas suksesit të madh me “Transformers”, ajo po kalonte një periudhë të rëndë emocionale.

Në një shfaqje speciale të filmit në Los Angeles, më 25 tetor, Fox, 39 vjeçe, u ndal te gjendja e saj mendore në atë kohë dhe mënyra si fama dhe trajtimi nga mediat e kishin ndikuar thellë.

“Nuk di nëse do t’i jepja ndonjë këshillë vetes sime të asaj kohe,” – tha Fox. – “Isha shumë e humbur, plot zemërim ndaj mënyrës si isha trajtuar në industri dhe me gjithë presionin që vinte nga fama.”

Aktorja kujtoi edhe një moment të vështirë gjatë premierës së filmit në vitin 2009:

“Paparacët ishin të pamëshirshëm. Njëri më bërtiti: ‘Megan, pse je kaq e keqe?’ ndërsa tjetri më tha: ‘A mendon se je e mbivlerësuar? Interneti kështu thotë’. Dhe unë po përpiqesha vetëm të bëja punën time,” – rrëfeu ajo.

Fox shtoi se të gjitha ato emocione negative u shndërruan në energji që ajo i kanalizoi te personazhi i saj, Jennifer Check — një vajzë e re që përjeton një transformim të mbinatyrshëm pas një sakrifice brutale.

“Ishte çliruese për mua. Mund të isha e ‘çmendur’ në set, dhe kjo më ndihmoi të shërohesha,” – tha ajo. – “Jennifer ishte një pasqyrë e shumë ndjenjave të mia në atë kohë.”

Fox pranoi se u identifikua me rolin e Jennifer-it sepse ndjente se edhe vetë ishte “flijuar për përfitimet e të tjerëve” në fillim të karrierës.

“E ndjeja sikur isha ajo vajza e re që u sakrifikua për suksesin e të tjerëve,” – shpjegoi ajo. – “Ky film më lejoi të përqafoj anën time të errët femërore që zakonisht nuk pranohet.”

Megjithëse filmi nuk pati sukses të madh në fillim, “Jennifer’s Body” është kthyer në një film kult, i vlerësuar për mënyrën si trajton temat e feminitetit, fuqisë dhe hakmarrjes.

 

Të këshilluara

Lily Allen akuzon David Harbour për tradhti

Lily Allen ka tronditur publikun me albumin e saj të ri, “West End Girl”, ku me tekste  plot nënkuptime, duket se akuzon ish-bashkëshortin e saj, aktorin e “Str...

20:28

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI