Flash

Pakistani paralajmëron për 'luftë të hapur' me Afganistanin nëse bisedimet dështojnë

Lapsi.al 25 October 2025
Pakistani paralajmëron për 'luftë të hapur' me

Ministri i Mbrojtjes së Pakistanit deklaroi të shtunën se beson që Afganistani dëshiron paqe, por paralajmëroi se dështimi për arritjen e një marrëveshjeje në bisedimet e Stambollit do të çojë në “luftë të hapur” mes dy vendeve.

“Nëse nuk arrihet marrëveshje, kemi përpara një luftë të hapur me ta. Por unë pashë se ata duan paqe,” – tha ministri Khawaja Muhammad Asif në një deklaratë televizive nga Pakistani.

Deklarata e tij vjen disa ditë pasi të dyja palët ranë dakord për një armëpushim pas përleshjeve të përgjakshme në kufi, që kanë qenë më të rëndat që prej rikthimit të talebanëve në pushtet në Kabul në vitin 2021.

Bisedimet në Stamboll, që nisën sot dhe pritet të vazhdojnë edhe të dielën, synojnë krijimin e një mekanizmi për zbatimin afatgjatë të armëpushimit të arritur në Doha.

Sipas Asif, gjatë katër deri në pesë ditët e fundit pas marrëveshjes për armëpushim nuk është regjistruar asnjë incident, dhe të dyja palët po e respektojnë marrëveshjen.

Përleshjet shpërthyen më herët këtë muaj, kur Islamabadi kërkoi nga talebanët të godasin grupet islamiste që, sipas Pakistanit, sulmojnë forcat e tij nga territori afgan.

Në përgjigje, Pakistani kreu sulme ajrore përtej kufirit, ndërsa të dyja palët shkëmbën zjarr të rëndë artilerie, ku mbetën të vrarë dhjetëra persona dhe u mbyllën disa pika të rëndësishme kufitare që vijojnë të jenë të bllokuara.

Islamabadi akuzon qeverinë talebane se strehojnë militantë që sulmojnë ushtrinë pakistaneze, ndërsa Kabuli i hedh poshtë akuzat, duke deklaruar se sulmet ajrore të Pakistanit shkelin sovranitetin e Afganistanit.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI