Flash

Aksidenti i rëndë në rrugën e Arbrit, raportohet për disa të lënduar

Lapsi.al 25 October 2025
Aksidenti i rëndë në rrugën e Arbrit, raportohet për

Një aksident është regjistruar këtë të shtunë në rrugën e Arbrit. Dy automjete u përplasën në vendin e quajtur “Vanar” në Njësinë Administrative Xibër.

Në aksident u përfshin një automjet tip “Opel” dhe një automjet tip “Volvo”. Të dy po lëviznin në drejtim të Dibrës ndërsa dëshmitarët thanë se në momentin e aksidentit ka qenë autokolonë automjetesh të cilat po lëviznin në drejtim të qarkut Dibër për fundjavë.

Po ashtu, dyshohet se një automjet ka tentuar të ndalet në rrugë e për pasojë të gjitha automjetet është dashur të frenonin ndërsa automjeti i fundit ka goditur nga pas automjetin e parafundit, në rastin konkret Volvon në të cilën udhëtonin katër persona të së njëjtës familje.

Në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e policisë dhe autoambulanca ku u bë e mundur transportimi për kontroll mjekësor të personave të përfshirë në aksident. Sipas bluzave të bardha të Qendrës Shëndetësore Klos, të gjithë të aksidentuarit janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur shkaqet e vërteta të aksidentit. Ndërkohë, rruga e Arbrit ka një fluks të ngarkuar lëvizjesh në fundjavë për shkak se shumë qytetar që banojnë në Tiranë kthehen të kalojnë fundjavën në vendlindje.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI