Flash

Lily Allen akuzon David Harbour për tradhti

Lapsi.al 24 October 2025
Lily Allen akuzon David Harbour për tradhti

Lily Allen ka tronditur publikun me albumin e saj të ri, “West End Girl”, ku me tekste  plot nënkuptime, duket se akuzon ish-bashkëshortin e saj, aktorin e “Stranger Things”, David Harbour, për tradhti dhe varësi nga seksi.

Albumi me 14 këngë, i publikuar këtë të premte, përshkruan në mënyrë të qartë fundin e martesës së tyre dhe momentet e dhimbshme të ndarjes, megjithëse Allen nuk e përmend kurrë me emër Harbour-in.

Në këngën “Dallas Major”, ajo flet për një marrëdhënie “të hapur” që mori fund pasi partneri “shkoi më larg seç duhej”. Ndërsa në “P–sy Palace”, artistja rrëfen se ka zbuluar një “jetë të dyfishtë”, duke përmendur se gjeti “lodra seksuale, lubrifikantë dhe qindra prezervativë” në shtëpi.

Në një tjetër këngë, “4chan Stan”, Allen përmend një faturë nga Bergdorf Goodman për një çantë të shtrenjtë që partneri i kishte blerë dikujt tjetër:

“E çove dikë për shopping në maj të 2024-ës… i bleve një çantë, që s’ishte e lirë / unë isha në Londër, ndoshta po flija.”

Në këngët “Tennis” dhe “Sleepwalking”, këngëtarja i referohet mesazheve që ka gjetur në telefonin e bashkëshortit me një vajzë të quajtur Madeline, dhe pranon se mes tyre “nuk kishte më asnjë romancë që prej dasmës.”

Në një intervistë për Perfect Magazine, Allen pranoi se projekti është frymëzuar nga përjetime reale:

“Ka disa gjëra që ndodhën në jetën time të vërtetë dhe janë reflektuar në këtë album. Është e dhimbshme kur dy njerëz që kanë qenë bashkë, nuk janë më.”

Lajmi për ndarjen e çiftit doli në muajin shkurt, ndërsa Allen paraqiti zyrtarisht kërkesën për divorc muajin e kaluar.

 

Të këshilluara

Johnny Depp rikthehet në Hollywood

Johnny Depp do të përballet me “fantazmat” e së shkuarës, së tashmes dhe së ardhmes në filmin e tij më të ri. “Ebenezer: A Christmas Carol” është projekti më i ...

17:15

Ndarja me Arbenitën, Fero: U mashtrova!

Fero ka folur së fundmi për raportin e tij me ish-bashkëshorten, modelen Arbenita Ismajli. Në një intervistë për ‘Mirëmbrëma Yje’, ai është ndalur te ndarja e ...

14:27

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI