Flash

Ish-bashkëshorti i Britney: Djemtë janë të frikësuar për jetën e saj

Lapsi.al 24 October 2025
Ish-bashkëshorti i Britney: Djemtë janë të frikësuar

Kevin Federline ka bërë deklarata tronditëse për marrëdhënien e djemve me Britney Spears, duke thënë se ata janë “të shqetësuar” dhe “të frikësuar” për nënën e tyre të famshme.

Në një intervistë për Piers Morgan në emisionin “Uncensored”, Federline rrëfeu se njëri prej djemve, Sean Preston (20 vjeç), ka vendosur të mos e takojë më nënën pas një vizite të fundit.

“Britney e pa njërin prej djemve një ditë këtë vit, dhe ai vendosi të mos kthehej më pas asaj që pa,” – tha Federline.

Ndërsa djali tjetër, Jayden (19 vjeç), sipas tij e kishte vizituar nënën disa herë gjatë vitit, por edhe ai ka ndalur kontaktet “për shkak të situatës”.

“Ata janë të tmerruar dhe të shqetësuar për nënën e tyre. Nuk dinë si ta ndihmojnë, sepse kjo u ka kushtuar shumë,” – shtoi ish-balerini.

Federline nuk pranoi të tregonte se çfarë kishin parë djemtë, duke e lënë këtë “si histori që u takon atyre ta tregojnë”. Megjithatë, ai zbuloi se njëri prej tyre e kishte telefonuar në panik duke i thënë: “Kam frikë se mami do të vdesë.”

Deklaratat e tij vijnë në të njëjtën javë kur Federline publikoi librin autobiografik “You Thought You Knew”, ku përfshihen një sërë akuzash ndaj Spears, mes tyre se ajo kishte përdorur drogë gjatë kohës që ushqente me gji, kishte qëlluar njërin prej djemve dhe madje kishte qëndruar pranë tyre me “thikë në dorë” ndërsa flinin.

Një përfaqësues i Spears e ka cilësuar librin “një përpjekje për përfitim financiar” pas përfundimit të pagesës së alimentacionit për Federline.

Në reagimet e saj në platformën X (ish-Twitter), Spears shkroi: “Gaslighting i vazhdueshëm nga ish-bashkëshorti është tepër i dhimbshëm dhe rraskapitës. Jam lutur gjithmonë për të pasur një jetë me djemtë e mi.”

Ajo konfirmoi gjithashtu se kontaktet me djemtë janë pothuajse të ndërprera: njëri prej tyre e ka parë vetëm 45 minuta gjatë këtij viti, ndërsa tjetri katër herë në pesë vitet e fundit.

Spears më vonë e akuzoi publikisht Federline për “sulm” ndaj saj përmes librit: “Pse është kaq i zemëruar? Dhe ajo që më frikëson është se ai duket bindës. Është e pabesueshme.”

 

 

Të këshilluara

Johnny Depp rikthehet në Hollywood

Johnny Depp do të përballet me “fantazmat” e së shkuarës, së tashmes dhe së ardhmes në filmin e tij më të ri. “Ebenezer: A Christmas Carol” është projekti më i ...

17:15

Ndarja me Arbenitën, Fero: U mashtrova!

Fero ka folur së fundmi për raportin e tij me ish-bashkëshorten, modelen Arbenita Ismajli. Në një intervistë për ‘Mirëmbrëma Yje’, ai është ndalur te ndarja e ...

14:27

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI