Flash

I dënuar në Itali me 29 vite burg, arrestohet 49-vjeçari në Kuçovë

Lapsi.al 24 October 2025
I dënuar në Itali me 29 vite burg, arrestohet 49-vjeçari

Një 49-vjeçar, i dënuar më 29 vite burg nga Italia, është arrestuar të enjten në Berat. Armando Pjetri, është dënuar për pjesëmarrje në një organizatë kriminale për trafikim të lëndëve narkotike.

Po ashtu në pranga ka rënë dhe një 53-vjeçar, për strehim, i cili rezulton se ishte shpallur në kërkim. Në banesën ku strehohej shtetasi i kërkuar ndërkombëtarisht, në lagjen “1 Maji”, u gjet një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa që u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e shtetasit Armando Pjetri, në Itali. Ndërkaq, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Berisha: Paketa e maleve është plaçkitje

Kreu i PD Sali Berisha, në një konferencë për mediat nga selia blu është ndalur në “paketën e Maleve” që po prezantohet nga kryeministri Edi Rama. Ai u ka bë...

13:59

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI