Flash

Raporti i ODIHR për 11 majin/ KQZ: Reforma Zgjedhore duhet përfunduar brenda 1 viti

Lapsi.al 23 October 2025
Raporti i ODIHR për 11 majin/ KQZ: Reforma Zgjedhore duhet përfunduar

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, ka reaguar pas publikimi të raportit final të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit.

Celibashi thekson se raporti përbën një pasqyrë të plotë të procesit zgjedhor dhe nënvizon nevojën që të gjithë aktorët politikë të tregojnë përgjegjshmëri institucionale për adresimin e gjetjeve dhe rekomandimeve të tij.

Lexo më tej: ODIHR për 11 Majin/ Blerje votash, presion administratës dhe media të kapura 

Ai u bën thirrje partive politike, veçanërisht atyre parlamentare, të angazhohen për të përfunduar reformën zgjedhore brenda një viti.

“Gjykimet dhe vlerësimet mbi gjykimet dhe vlerësimet “gjykatësit të zgjedhjeve” nuk kanë ndonjë dobi. Partitë politike, veçanërisht ato parlamentare, duhet të angazhohen për të përfunduar një reformë domethënëse zgjedhore brenda një viti”, shkruan ai.

Lidhur me vlerësimet e raportit për KQZ-në, Celibashi shprehet se komentet pozitive për administrimin e procesit janë një shtysë për të bërë edhe më mirë.

Reagimi i plotë: 

Do të jetë shenjë serioziteti dhe përgjegjshmërie institucionale dhe politike e të gjithë aktorëve të lidhur me procesin zgjedhor, për të punuar mbi gjetjet dhe rekomandimet e Raportit Final të ODIHR-it për zgjedhjet e 11 majit, si pasqyrë e plotë e këtyre zgjedhjeve.

Gjykimet dhe vlerësimet mbi gjykimet dhe vlerësimet “gjykatësit të zgjedhjeve” nuk kanë ndonjë dobi. Partitë politike, veçanërisht ato parlamentare, duhet të angazhohen për të përfunduar një reformë domethënëse zgjedhore brenda një viti.

Sa i përket KQZ: Vlerësimet pozitive, thuajse për gjithçka që ky institucion bëri në lidhje me përgatitjen dhe administrimin e këtyre zgjedhjeve, janë shtysë për të bërë akoma më mirë atë që duhet bërë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI