Flash

Paketa e Maleve/ Rama: Po ecim me ritëm shumë të ulët, kjo vonesë është dekurajuese

Lapsi.al 23 October 2025
Paketa e Maleve/ Rama: Po ecim me ritëm shumë të ulët, kjo

Kryeministri Edi Rama ka thënë Paketa e Maleve po ecën me ritme të ulëta dhe se kjo vonesë është dekurajuese. Në fjalën e tij gjatë mbledhjes me kryetarët e bashkive në vend, Rama u shpreh se një numër i madh personash kanë shfaqur interes për të investuar nëpërmjet Paketës së Maleve.

Në lidhje me këtë, kryeministri Rama kritikoi kryetarët e bashkive për vonesën e treguar në dorëzimin e hartave për zonat prioritare të vendeve. Sipas tij, kjo vonesë është dekurajuese për ata, të cilët e kanë çuar sinjalin e tyre që janë të interesuar të hyjnë në këtë proces.

"Ne besojmë që bëhet fjalë për një politikë jashtëzakonisht nxitëse, për të krijuar një platformë investimesh në territoret malore. Fakti që në hapin e parë që u hap kanali i komunikimit online lidhur me këtë paketë pati 800 shprehje interesi nga shumica dërrmuese shqiptarë Shqipërisë, flet vetë për fuqinë tërheqëse që ka kjo paketë. Nga ana tjetër e bëjmë këtë takim, sepse kemi shqetësimin që po ecën me një rritëm shumë të ulët në raport me atë që paketa vetë ka në thelb, shpejtësinë. Kjo vonesë është dekurajuese për ata të cilët tanimë e kanë çuar sinjalin e tyre që janë të interesuar të hyjnë në këtë proces”, tha Rama.

Të këshilluara

Vrasja e dyfishtë në Manzë, 4 të arrestuar

4 persona janë arrestuar nga policia e Durrësit të dyshuar që kanë lidhje me krimin e dyfishtë të regjistruar mëngjesin e të mërkurës në në zonën e Manzës, Durr...

09:32

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI