Flash

OSBE/ODIHR nxin zgjedhjet e 11 majit: Nënpunësve të administratës iu bë presion

Lapsi.al 23 October 2025
OSBE/ODIHR nxin zgjedhjet e 11 majit: Nënpunësve të

OSBE/ODIHR ka publikuar ditën e sotme raportin e plotë për zgjedhjet e 11 majit që u mbajtën në vend. Në raportin e OSBE/ODIHR theksohet se Partia Socialiste ka pasur ndikim në këto zgjedhje, për shkak të pushtet që ka.

Më tej bëhet me dije se në këto zgjedhje, nënpunësve të administratës iu bë presion nga PS-ja. Akuza për presion dhe intimidim nga ana e partisë në pushtet ka pasur dhe nga votusit. Në fund OSBE thekson se kandidatët në zgjedhje nuk gëzuan mundësi të barabarta.

Pjesë nga raporti:

Zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 ishin konkurruese dhe u zhvilluan në mënyrë profesionale, por u mbajtën në një mjedis tejet të polarizuar, ku garuesit nuk gëzuan mundësi të barabarta. Megjithatë, kandidatët në përgjithësi patën mundësinë të bëjnë fushatë lirshëm, megjithëse disa raportuan se u përballën me intimidim. Administrata zgjedhore e menaxhoi procesin në një mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente. Votimi jashtë vendit, i realizuar për herë të parë në këto zgjedhje, u menaxhua mirë, pavarësisht dakordësimit politik dhe miratimit të vonë të kësaj mase, si dhe disa problemeve organizative.

Partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i gjerë i burimeve administrative gjatë fushatës, duke krijuar një avantazh të padrejtë për kandidatët që ishin ndërkohë në detyrë. Gjithashtu, pati shumë akuza për presion ndaj votuesve, veçanërisht ndaj punonjësve të administratës publike. Për më tepër, legjislacioni zgjedhor dhe interpretimi i tij i ngushtë nga administrata zgjedhore nuk parandaluan praktikat abuzive. Përqendrimi i pronësisë së mediave, që minon pluralitetin e burimeve të lajmeve, së bashku me autocensurën mes gazetarëve dhe dominimin e mbulimit mediatik nga dy partitë më të mëdha, kufizuan mundësinë e zgjedhësve për të bërë një zgjedhje të informuar.

Të këshilluara

Vrasja e dyfishtë në Manzë, 4 të arrestuar

4 persona janë arrestuar nga policia e Durrësit të dyshuar që kanë lidhje me krimin e dyfishtë të regjistruar mëngjesin e të mërkurës në në zonën e Manzës, Durr...

09:32

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI