Flash

Aksident i rëndë, gjendet në rrugë makina e shkatërruar në Kukës

Lapsi.al 23 October 2025
Aksident i rëndë, gjendet në rrugë makina e shkatërruar

Një aksident i rëndë është shënuar gjatë orëve të natës në Kukës. Në orët e para të mëngjesit, kalimtarë të rastësishëm kanë konstatuar praninë e një automjeti të dëmtuar rëndë, i cili ishte shkatërruar pas një përplasjeje të fuqishme nga mbrapa.

Sipas të dhënave paraprake, automjeti i aksidentuar është i markës “Benz”, me targa AA 428 CT. Dyshohet se makina ka qenë e parkuar në momentin e përplasjes, ndërsa goditja ka qenë aq e fortë sa e ka zhvendosur rreth 50 metra nga vendi fillestar, duke rrëzuar edhe një shtyllë ndriçimi në trotuar.

Policia nuk ka pasur asnjë njoftim për ngjarjen gjatë natës dhe është informuar vetëm pasi makina u gjet në mëngjes. Automjeti tjetër i përfshirë në aksident është larguar nga vendngjarja dhe aktualisht nuk ka asnjë informacion për të.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI