Flash

Tiranë/ Shfrytëzonte 24-vjeçaren për prostitucion, përfundon në pranga braziliani

Lapsi.al 22 October 2025
Tiranë/ Shfrytëzonte 24-vjeçaren për prostitucion,

Policia e Shtetit ka finalizuar një operacion kundër veprimtarive të paligjshme, i koduar “Daily rent”, në kuadër të luftës kundër shfrytëzimit për prostitucion. Operacioni është zhvilluar nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3, pas një pune intensive hetimore.

Gjatë këtij operacioni u godit një rast i shfrytëzimit të prostitucionit, duke çuar në arrestimin e një shtetasi brazilian, A. M., 25 vjeç, i cili akuzohet për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”. Ai dyshohet se shfrytëzonte një shtetase braziliane 24-vjeçare, G. C., për prostitucion në ambiente të ndryshme që i merrte me qira ditore në kryeqytet.

Gjithashtu, është arrestuar edhe 24-vjeçarja G. C., e cila ushtroi aktivitetin e prostitucionit dhe ndaj së cilës rëndon akuza “Prostitucioni”.

Policia procedoi penalisht edhe dy shtetas të tjerë, R. P., 22 vjeç dhe E. K., 20 vjeç, të cilët u kapën në ambientin e marrë me qira ditore në bulevardin “Zogu i Parë”, ku zhvillohej aktiviteti i kundërligjshëm.

Gjatë ndërhyrjes së policisë, në banesën e marrë me qira u sekuestrua një shumë parash, e dyshuar se është përfituar nga veprimtaria e prostitucionit.

Hetimet janë ende në vijim nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, me qëllim dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

Të këshilluara

Kursi i këmbimit valutor, 22 tetor 2025

Në kursin e këmbimit valutor sot euro do blihet me 96.2 lekë dhe do shitet me 97.1 lekë. Një dollar amerikan do të blihet sot me 82.7 lekë dhe do shitet me 83.7...

09:37

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI