Flash

Thahet liqeni që furnizon Athinën me ujë

Lapsi.al 22 October 2025
Thahet liqeni që furnizon Athinën me ujë

Rritja e temperaturave ekstreme gjatë verës po bëhet gjithnjë e më e theksuar në Europë. Sipas të dhënave zyrtare, vera e fundit ka qenë më e nxehta në Spanjë që nga viti 1961, një trend që po përfshin gjithë kontinentin dhe po shkakton pasoja serioze për natyrën.

Një nga vendet më të goditura është Greqia fqinje, ku përveç zjarreve të shumta që kanë shkatërruar ekosistemet lokale, vendi po përballet edhe me një thatësirë të gjatë e të ashpër. Pasojat janë dramatike në liqenin Mornos, rezervuari kryesor që furnizon me ujë kryeqytetin grek, Athinën, shkruan.

Sipas autoriteteve greke, në katër vitet e fundit liqeni ka humbur më shumë se gjysmën e ujit: nga 19,1 kilometra katrorë në vitin 2022 ka zbritur në vetëm 8,7 kilometra katrorë në shtator 2025. Shkaku kryesor është mungesa e reshjeve dhe nxehtësia e zgjatur që ka prekur gjithë rajonin.

Pamjet satelitore të misionit Copernicus Sentinel-2 të Agjencisë Hapësinore Evropiane tregojnë qartë ndryshimin e ujit midis janarit 2022 dhe tetorit 2025, me brigje të zbuluara dhe një peizazh që dëshmon për krizën klimatike që po përkeqësohet çdo vit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI