Flash

Lëvizte me makinë i armatosur, pranga 25-vjeçarit në Mat

Lapsi.al 22 October 2025
Lëvizte me makinë i armatosur, pranga 25-vjeçarit në Mat

Denis Kuka, 25 vjeç ka rënë në prangat e policisë së Matit.

I riu u kap në flagrancë në vendin e quajtur "Ura e Matit", teksa po lëvizte me makinën tip ‘Audi’. Gjatë kontrollit të kryer blutë i gjetën një një armë zjarri gjysmë automatike.

Arma së bashku me automjetin u sekuestrua si provë materiale.

Operacioni për kapjen e tij u kodua “Bridge”.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që qarkullonte me armë zjarri, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Bridge”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi D.K., 25 vjeç, banues në Klos.

Gjatë ndërhyrjes, në vendin e quajtur "Ura e Matit", shërbimet e Policisë lokalizuan dhe ndaluan automjetin tip "Audi", që drejtohej nga 25-vjeçari, dhe gjatë kontrollit iu gjet një armë zjarri gjysmë automatike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin”,njoftoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Kursi i këmbimit valutor, 22 tetor 2025

Në kursin e këmbimit valutor sot euro do blihet me 96.2 lekë dhe do shitet me 97.1 lekë. Një dollar amerikan do të blihet sot me 82.7 lekë dhe do shitet me 83.7...

09:37

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI