Flash

Lejuan kultivimin e 550 rrënjëve kanabis, AMP pezullon nga detyra 4 policë në Kavajë

Lapsi.al 22 October 2025
Lejuan kultivimin e 550 rrënjëve kanabis, AMP pezullon nga detyra 4

Pas një hetimi disa mujor mes Prokurorisë Durrës dhe AMP janë ekzekutuar masat e sigurisë për katër punonjës të Policisë, duke i pezulluar ata nga detyra. Hetimi ka zbuluar se këta punonjës policie, gjatë ushtrimit të detyrës, nuk kanë kryer kontrolle të duhura për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, duke lejuar që në zonën e mbulimit të tyre të kultivoheshin 550 bimë narkotike.

Policët e pezulluar nga puna:

Afrim Meçe, Komisar dhe Shef Seksioni për Hetimin e Krimeve në Volum në Komisariatin e Policisë Kavajë, tani Shef Seksioni në Komisariatin e Divjakë,

Edlir Kazazi, N/Komisar dhe Specialist për Hetimin e Krimeve në Volum në Komisariatin e Policisë Kavajë,

Rosario Çollaku, Inspektor dhe N/Specialist i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Kavajë, tani Trupë Shërbimi në Seksionin e Qarkullimit Kavajë,

Saimir Kazazi, N/Komisar dhe Specialist / Koordinator për Specialistët e Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Kavajë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI