Flash

Emrat/ Vrasja në Durrës, identifikohen viktimat

Lapsi.al 22 October 2025
Emrat/ Vrasja në Durrës, identifikohen viktimat

Aranit Kurti dhe Flori Paluçi janë dy viktimat e përplasjes me armë të ndodhur në orët e para të mëngjesit në Durrës. Ngjarja ka ndodhur pranë një karburanti dhe një konflikt i çastit dyshohet se përfundoi me përdorimin e armës së zjarrit dhe me humbjen e jetës së dy personave.

Sipas policisë, 33-vjeçari Flori Paluçi ka vrarë 23-vjeçarin Aranit Kurti dhe më pas ndaj 33-vjeçarit ka qëlluar një 21-vjeçari me iniciale D.P, duke e lënë të vdekur në vend. Gjithashtu 21-vjeçari është shpallur në kërkim. Policia e Durrësit ka nisur menjëherë kontrollet intensive për kapjen e autorit D. P., i cili aktualisht është në arrati.

Ndërkohë, një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorit të Rrethit Gjyqësor Durrës, po punon në vendngjarje për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI