Flash

Braktisen minierat, MIE revokon 11 leje vetëm në fund të shtatorit

Lapsi.al 22 October 2025
Braktisen minierat, MIE revokon 11 leje vetëm në fund të

Sektori minerar në tërësi duket se nuk po përjeton ditët e tij më të mira. Të paktën nëse flasim për shfrytëzimin e lejeve të dhëna subjekteve vit pas viti. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë vetëm në datë 29 shtator të këtij viti ka lëshuar të paktën 11 njoftime për nisjen e proceduarve të revokimit për një seri minierash në vend ndërsa në total lejet e revokuara nga fillimi i vitit kanë arritur 26.

Shkak për revokimin në grup të 11 lejeve të fundit duket se ka të bëjë mungesa e aktivitetit minerar për një kohë të konsiderueshme. Pra subjektet që janë mbajtës të këtyre lejeve minerare kanë pushuar aktivitetin në minierë për më shumë se një vit. Kjo në fakt është arsyeja dominuese në rastet e fundit.

Për disa raste të tjera duket se shkak është bërë mospërmbushja e planeve të investimit që kompanitë që kanë përfituar lejet kanë premtuar se do të bënin në këto miniera. Lejet minerare të revokuara së fundmi janë për miniera në Bulqizë, Kukës, Librazhd, Lezhë, Përrenjas.

Më herët gjatë këtij viti Ministria revokoi disa lejë për shkak se kompanitë nuk kishin bërë bërë pagesat e garancisë financiare për rehabilitimin për vitin 2024. Kjo pagesë sanksionohet me ligj dhe duhet të paguhet çdo vit nga ana e kompanive që zotërojnë një leje minerare mbi një zonë të caktuar. Kjo shumë parash që duhet të sigurohet nga kompania në mënyrë që të përdoret për të kthyer në gjendjen e mëparshme terrenin.

Gjatë 2024-ës MIE revokoi 19 leje minerare ku përveç arsyeve të lidhura me mos ushtrimin e aktivitetit dhe pagesës së garancisë kishte edhe raste të mospërmbushjes së detyrimit që lidhet me planin e punës apo kur subjektet kanë bërë deklarime të pasakta pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve të Natyrës. Pra deklarimet nuk përputheshin me situatën faktike në terren ku subjekti ushtronte aktivitetin./MONITOR

Të këshilluara

Kursi i këmbimit valutor, 22 tetor 2025

Në kursin e këmbimit valutor sot euro do blihet me 96.2 lekë dhe do shitet me 97.1 lekë. Një dollar amerikan do të blihet sot me 82.7 lekë dhe do shitet me 83.7...

09:37

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI