Flash

Bonusi i fundvitit/ Zbulohet sa lekë do marrë çdo pensionist

Lapsi.al 22 October 2025
Bonusi i fundvitit/ Zbulohet sa lekë do marrë çdo pensionist

Bonusi i fundvitit që të moshuarit dhe kategoritë e tjera përfituese do të marrin do të jetë më tepër se 5 mijë lekë. Me qeverinë që 3-fishoi fondin për shpërblimin e fund-vitit, pritet që të përdoret e njëjta formulë si gjatë 2024-s për shpërndarjen e tij. Kështu nga 15 mijë lekë shpërblim do të përfitojnë mbi 515 individë që marrin pension deri në 20 mijë lekë. Pjesa tjetër, që marrin mbi 20 mijë lekë do të përfitojnë 10 mijë lekë shtesë.

“Shpërblimi i fundvitit për pensionistët, i cili në vijimësi ka shënuar si rritje të frekuencës, si edhe një trend rritës të masës së përfitimit, ka gjithmonë në fokus përmirësimin e nivelit të plotësimit të nevojave të kategorisë vulnerabël të pensionistëve, duke krijuar një siguri në pritshmëritë e kësaj shtrese prej rreth 756 mijë pensionistësh, krahas një besimi të shtuar të tyre për një qasje të vëmendshme dhe suportuese nga ana e qeverisë” - thuhet në njoftim.

Ndërkohë brenda vitin 2029 pensioni minimal pritet të dyfishohet. Nga rreth 10 mijë lekë aktualisht, pagesa mujore për të moshuarit dhe kategoritë e tera përfituese të pensioneve do të jetë së paku 20 mijë lekë. Qeveria synon gjithashtu që në katër vitet e ardhshme të dyfishojë edhe pensionim mesatar. Nga rreth 200 euro aktualisht ai pritet të bëhet 400 euro. /A2 Televizion

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI