Flash

Arrestohen dy persona në Qafë Botë për trafikim njerëzish

Lapsi.al 22 October 2025
Arrestohen dy persona në Qafë Botë për trafikim

Policia ka vënë në pranga dy shtetas shqiptarë, Vilson Tollja dhe Fatjon Manai, të dy të dyshuar për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

Njëri prej tyre u kap në flagrancë duke transportuar me automjet katër emigrantë nga Nepali, të cilët synonin të kalonin ilegalisht kufirin në pikën kufitare të Qafë Botës.

Ndërkohë blutë kanë shpallur në kërkim edhe bashkëpunëtorin e dy të arrestuarve.

Gjatë aksionit, policia sekuestroi automjetin e përdorur për transportin si dhe një telefon celular, që dyshohet se u përdor për komunikim dhe koordinim të veprimtarisë kriminale.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI