Flash

Zëvendëspresidenti amerikan mbërrin në Izrael/ Monitorim për armëpushimin në Gaza

Lapsi.al 21 October 2025
Zëvendëspresidenti amerikan mbërrin në Izrael/ Monitorim

Zëvëndëspresidenti amerikan Vance ka mbërritu në Izrael. Ai do të kryej një vizitë dy ditore, e cila ka si qëllim forcimin e armëpushimit në Gaza. Mediat e huaja shkruajnë se J.D. Vance pritet të shkojë drejt selisë së forcës së sapoformuar, të mbështetur nga SHBA-ja. Kjo me qëllim për të monitoruar zbatimin e armëpushimit në Gaza, i cili ka hyrë në fuqi pak javë më parë nën udhëheqjen e presidentit të Amerikës, Donald Trump.

Nesër, ai do të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentin Isaac Herzog në Jerusalem. Vizita e Vance vjen si pjesë e përpjekjeve për të promovuar dhe forcuar armëpushimin në Gaza. Kjo pasi zyrtarët e Uashingtonit janë të shqetësuar se Kryeministri izraelit, Netanyahu mund të përpiqet të sabotojë marrëveshjen dhe të kthehet në luftë me Hamasin. Takimi midis Netanyahut dhe ndihmësve të lartë të Shtëpisë së Bardhë, Steve Ëitkoff dhe Jared Kushner, u përshkrua si shumë e mirë, tha një zyrtar i lartë në Zyrën e Kryeministrit.

"Bëhej fjalë për çështje për të cilat ata ranë dakord që nga fillimi ", tha zyrtari. "Nuk kishte mosmarrëveshje atje. Gjithçka ishte vërtet e qartë midis dy palëve." tha zyrtari.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI