Flash

Trafikoi 120 kg kokainë në Gjermani, dënohet me 25 vite burg i riu shqiptar

Lapsi.al 21 October 2025
Trafikoi 120 kg kokainë në Gjermani, dënohet me 25 vite burg i

Një 25-vjeçar shqiptar është dënuar me burg dhe ekstradim nga Gjermania, nën akuzën për trafik droge.

Mbi të rëndojnë akuzat e përfshirjes në trafik droge në Gjermani, specifikisht në qytetin e Solingenit.

Fillimisht, prokuroria ka pretenduar se ai kishte marrë pjesë në shitjen e 120 kilogramë kokainë dhe kishte përfituar rreth 2.6 milionë euro.

I riu shqiptar ka qenë i shpallur në kërkim më parë ndërkombtarisht dhe ndalimi i tij u bë i mundur teksa po kalonte kufirin në Kroaci. Ai u arrestua dhe qëndroi në burgim për disa muaj në shtetin kroat.

Më pas ai është transferuar në mars të këtij viti në burgun e Ëuppertalit në Gjermani.

Shqiptari si përfundim ka pranuar fajësinë në Gjykatën gjermane për përfshirje në shitjen e lëndës narkotike kokainë, për të cilën tha se ia kishte shitur një tjetër shtetasi shqiptar që banonte në Solingen.

Ai gjithashtu pranoi se kishte përdorur një llogari të aplikacionit Signal, me emrin “Pokémon”, për të komunikuar rreth shitjeve të mundshme me persona të tjerë të përfshirë në rrjetin e drogës.

Prokuroria në Gjermani ka rënë dakord se pasi shtetasi të kryejë gjysmën e dënimit do të mund të ekstradohet në Shqipëri.

Ndërkaq, vendimi me formë të prerë pritet të shpallet më 31 tetor 2025.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI