Flash

Shpërndante lëndë narkotike në qytet, arrestohet 19-vjeçari në Durrës

Lapsi.al 21 October 2025
Shpërndante lëndë narkotike në qytet, arrestohet

Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi akuzohet për shpërndarje droge. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet E. H.

NJOFTIMI I POLICISE

Shpërndante lëndë narkotike në qytet, evidentohet, kapet dhe vihet në pranga 19-vjeçari. Sekuestrohet një sasi lënde narkotike. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës intensive për goditjen e njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, kanë goditur një tjetër rast të kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, është bërë e mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit E. H., 19 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Durrës. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas shpërndante lëndë narkotike të llojit cannabis sativa në lagje të ndryshme të qytetit të Durrësit. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike, të cilën ky shtetas do ta shiste në doza, në lagje të ndryshme të qytetit. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI