Flash

Rama: Na anëtarësoni në BE, pa të drejtë vetoje

Lapsi.al 21 October 2025
Rama: Na anëtarësoni në BE, pa të drejtë vetoje

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria është e gatshme të hyjë në Bashkimin Europian pa të drejtë vetoje, por vetëm nëse vetë BE-ja kalon një reformë të thellë.

Në panelin e organizuar nga Chatham House në Londër me temën “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian”, Rama foli për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE dhe sfidat që paraqet ky rrugëtim.

Ai theksoi se ka qenë gjithmonë kundër ideve “gjithçka ose asgjë” në lidhje me statusin e vendeve kandidate, duke sqaruar se për një kohë të gjatë, kandidatët nuk përfitojnë asgjë konkrete derisa të bëhen anëtarë të plotë.

Rama përmendi se vendet anëtare përreth Shqipërisë përfitojnë rreth 4500 euro për frymë nga fondet e BE-së, ndërsa Shqipëria merr vetëm 160-170 euro për frymë. “Kjo nuk është e qëndrueshme,” tha ai, duke shtuar se për këtë arsye kanë lobuar dhe arritën të siguruan një Plan të ri Rritjeje, si dhe fonde shtesë për reformat, qasjen në tregun e përbashkët dhe hapësirat e pagesave të përbashkëta.

Kryeministri vuri në dukje një “dëshpërim të madh” mes vendeve anëtare, veçanërisht atyre më të mëdha, për mungesën e barazisë në procesin vendimmarrës. Ai sqaroi se me 27 vende që kërkojnë konsensus për çdo çështje, shpesh BE-ja refuzon zgjerimin, duke përdorur të drejtën e vetos, si rezultat i frustimit të thellë.

Megjithatë, Rama theksoi se Shqipëria mbështet idenë e anëtarësimit me një status ndryshe, pa të drejtë vetoje, për aq kohë sa Bashkimi Europian reformohet thelbësisht. “Nuk di se kur do të ndodhë kjo reformë, pasi është një temë që diskutohet prej dekadash dhe nuk është e lehtë të ndryshohen mekanizmat e vendimmarrjes,” shtoi ai.

Ai theksoi gjithashtu se Shqipëria e ka marrë seriozisht përputhshmërinë me politikën e jashtme të BE-së dhe se vendi është i përkushtuar ndaj këtij angazhimi. “Në momentet e vështira askush nuk mund të na fajësojë, dhe në momentet e suksesit ne jemi pjesë e tij,” përfundoi Rama.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI