Flash

Rama: Kurrë nuk jemi tunduar nga oligarkët rusë, s'na pëlqen Putin

Lapsi.al 21 October 2025
Rama: Kurrë nuk jemi tunduar nga oligarkët rusë, s'na

Kryeministri Edi Rama, gjatë qëndrimit në Londër përpara samitit të Procesit të Berlinit, është pyetur nëse është takuar ndonjëherë me presidentin rus Vladimir Putin. Rama e mohoi prerë: “Jo, faleminderit! Nuk jam takuar.”

Rama theksoi se Shqipëria është një rast i veçantë në raport me Rusinë, duke kujtuar se marrëdhëniet mes dy vendeve kanë qenë të ngrira.

“Ne jemi i vetmi vend në gjithë Europën që nga Kremlini nuk ka ardhur askush dhe nga pala jonë askush nuk ka shkuar në Moskë për të vizituar Kremlinin.

Kjo ka lidhje me historinë tonë. Ne i konsideronim ata si tradhtarë, të degraduar, që nuk e meritonin shoqërinë tonë. Ne ishim fari i vetëm i komunizmit në Europë,” tha Rama.

“Stalini ka qenë në bulevardin tonë më i gjatë se unë në bronz. Kjo krijoi një mungesë totale besimi”, vijoi ai.

Kryeministri shtoi se Shqipëria nuk ka pasur asnjëherë simpati për regjimin rus:

“Nuk na pëlqen Putini dhe Rusia aktuale, nuk na merr malli. Kurrë nuk jemi tunduar nga oligarkët rusë. Muzika ruse është më shumë se mjaftueshëm,” përfundoi Rama.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI