Flash

Qeveria miraton fondin për bonusin e pensionistëve në fundvit

Lapsi.al 21 October 2025
Qeveria miraton fondin për bonusin e pensionistëve në fundvit

Qeveria ka miratuar Akti Normativ për disa ndryshime në Buxhetin e vitit 2025. Sipas Ministrisë së Financave, pas analizës së performancës 8-mujore të treguesve buxhetorë dhe fiskalë, u vendos që të bëhet një rishikim i buxhetit për të reflektuar zhvillimet e reja dhe për të harmonizuar parametrat financiarë me ecurinë aktuale të ekonomisë.

Në total, 21.8 miliardë lekë janë akomoduar për shpenzime korente dhe kapitale, përmes rishpërndarjes së kursimeve dhe hapësirave të tjera fiskale.

Nga këto, 7.97 miliardë lekë i dedikohen rritjes së investimeve me financim të brendshëm, me fokus në infrastrukturë, dixhitalizim dhe projektet publike me prioritet.

Po ashtu, buxheti parashikon një fond shtesë prej 5.9 miliardë lekësh për bonusin e fundvitit për pensionistët, duke e çuar në 9.7 miliardë lekë fondin total të dedikuar për këtë politikë sociale në vitin 2025.

Nga ana tjetër, të ardhurat e përgjithshme pritet të rriten me 12.1 miliardë lekë, falë tejkalimit të të ardhurave tatimore, doganore dhe të kontributeve shoqërore.

Një ndër elementët kryesorë të këtij akti është ulja e deficitit buxhetor në 61.6 miliardë lekë ose 2.4% të PBB, nga 2.6% e parashikuar në buxhetin fillestar. Ministria thekson se kjo ulje lidhet me menaxhimin më të mirë të borxhit publik dhe kushtet më të favorshme të financimit. /Monitor

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI