Flash

ERE rrit çmimin e energjisë për taksitë elektrike

Lapsi.al 21 October 2025
ERE rrit çmimin e energjisë për taksitë elektrike

Të gjithë ata që kanë një taksi elektrike do të paguajnë më shumë për çmimin e energjisë që përdorin për karkimin e tyre.

Vendimi është marrë nga Enti Rregullator i Energjisë ku u caktua që çmimi i ri që do të paguhet nga 1 nëntori të jetë 22 lekë për kilovat nga 14 lekë që ishte më herët. Ndërsa në orar pik çmimi i shitjes së energjisë elektrike për karikimin e taksiva elektrike stacionet e karikimit do të jetë 25.3 lekë.

“U miratua çmimi i shitjes së energjisë elektrike prej 22 lekë/kwh si dhe 25.3 lekë/kwh orar pik për karikimin e makinave elektrike në pikat/stacionet e karikimit me fuqi të instaluar mbi 11kw të lidhura në nivelin e tensionit 0.4kV, që do të aplikohet nga data 1 nëntor 2025. Fashat orare në të cilat do të aplikohet çmimi i energjisë aktive në pik janë si më poshtë:

• Për periudhën 1 nëntor – 31 mars: Ora 18:00 – 22:00.

• Për periudhën 1 prill – 31 tetor: Ora 19:00 – 23:00”, thuhet në vendimin e ERE.

Aktualisht në vend janë të regjistruara mbi 7 mijë makina elektrike në vend, si dhe janë 4300 te tjera hibride benzinë-elektrike dhe gati 2300 mjete naftë-elektrike.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI