Flash

Courtois akuzon ashpër Tebas: “Përpiqen të fshehin gjërat, po manipulon gjithçka”

Lapsi.al 21 October 2025
Courtois akuzon ashpër Tebas: “Përpiqen të fshehin
Zhvendosja e ndeshjes Villarreal-Barcelona në Shtetet e Bashkuara ka krijuar jo pak probleme brenda futbollit spanjoll, ku të gjithë po marrin një qëndrim shumë të qartë kundër këtij vendimi. Në javën e fundit të kampionatit, lojtarët protestuan duke qëndruar të palëvizshëm për 20 sekondat e para të ndeshjes, por ka nga ata që kanë shkuar edhe më tej, duke drejtuar gishtin drejtpërdrejt kundër drejtuesve të La Liga. Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së Champions League kundër Juventusit, Thibaut Courtois sulmoi Javier Tebas me fjalë mjaft të ashpra.

Courtois akuzon Tebas për censurë

Ai nuk përdor fjalë të ndërlikuara dhe shkon drejt e në thelb kur e pyesin se ç’mendon për gjithë situatën, duke nisur nga fakti që asnjë televizion nuk ka treguar protestat. Ndërsa lojtarët qëndronin të palëvizshëm në fushë, në televizion janë transmetuar pamje ajrore nga jashtë stadiumit për të mos treguar çfarë po ndodhte, një situatë që shumëkujt i është dukur e papërshtatshme. Portieri i Real Madrid ka një mendim shumë të qartë për këtë çështje dhe nuk ka frikë ta shprehë: “Nuk e di pse të habit, kjo gjë po ndodh prej disa kohësh. Nuk kam parë kurrë presidentin e një lige të ndonjë sporti tjetër të reagojë në këtë mënyrë”. Madje Courtois fajëson presidentin e La Liga për gjithçka që po ndodh në futbollin spanjoll, ku ka shpërthyer kaosi pas vendimit për të zhvilluar ndeshjen Villarreal-Barcelona në Miami në dhjetor. Një vendim pa precedent që nuk ka gjetur mbështetjen e lojtarëve dhe as të sindikatës së tyre, e cila ndërhyri menjëherë. Për këtë arsye, portieri godet rëndë Tebas, sidomos pas zgjedhjes së televizioneve për të errësuar protestat dhe për të mos i treguar ato për publikun në shtëpi: “T’i fshehësh është censurë, është manipulim dhe është diçka serioze”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI