Flash

Studentë nga bota drejt Europës? Gara për talentet globale

Lapsi.al 20 October 2025
Studentë nga bota drejt Europës? Gara për talentet globale

Prej vitesh gjithnjë e më shumë studentë të huaj po i ndjekin universitetet në Gjermani. Cilësia e arsimit është e lartë dhe tarifa e shkollimit është thuajse falas.

Po të bësh krahasimin arsimi i lartë në SHBA është një biznes shumë më i madh – dhe shumë më i shtrenjtë, thotë Karin Fischer nga Universiteti Berkeley i Kalifornisë: "Diploma e një universiteti amerikan është një nga eksportet më të mëdha, që kanë Shtetet e Bashkuara, gjë që është interesante ta mendosh në këtë kontekst, kur zhvillohen gjithë këto debate rreth importeve, eksporteve dhe tarifave."

Sipas Wido Geis-Thöne nga Instituti i Ekonomisë Gjermane në Këln, "Gjermania mund të përfitojë qartazi nga emigracioni amerikan. Si rezultat kemi një numër më të lartë studentësh, që duan të studiojnë jashtë, që janë në gjendje të studiojnë në universitetet amerikane, por po kërkojnë alternativa të tjera”.

Nevojat në tregun gjerman për specialistë

Më e rëndësishme se numri i studentëve është se sa prej tyre qëndrojnë këtu dhe hyjnë në tregun gjerman të punës, i cili ka nevojë urgjente për punonjës të kualifikuar. Andreas Schleicher nga OECD, drejtor për edukimin dhe kualifikimin thekson, se "Evropa është qartësisht më e fortë në zhvillimin e talenteve... por Shtetet e Bashkuara janë shumë më të afta në shfrytëzimin e mirë të talentit. Kjo është sfidë për Evropën. Tregu i punës është ende shumë i izoluar dhe i ngurtë në krahasim me SHBA-në. Atje tregu i punës e ka më të lehtë të kuptojë, se ku është talenti dhe pastaj ta shfrytëzojë atë më mirë".

Garë ndërkombëtare për talente dhe specialistë

Por Evropa apo Gjermania e ka kapur ritmin në vitet e fundit dhe ka bërë disa ndryshime reale. Shifrat e pasqyrojnë qartë këtë. Wido Geis-Thöne vë në dukje, se "rreth 45 përqind e atyre, që vijnë në Gjermani si studentë ndërkombëtarë, janë ende këtu dhjetë vjet më vonë. Kjo është kuota më e lartë, pak përpara Kanadasë, shumë më e lartë se në shtetet e tjera anëtare të OECD-së".

E ardhmja demografike e Gjermanisë varet nga këto talente. Deri në vitin 2030 vendit do t'i mungojnë dy milionë punonjës të kualifikuar. Dhe universitetet janë porta drejt fuqisë punëtore. Tani edhe programi më prestigjioz i shkëmbimit në Amerikë është vënë nën presion: Programi Fulbright, një bursë ndërkombëtare për promovimin e paqes përmes shkëmbimit akademik. Bordi i tij dha dorëheqjen në shenjë proteste, duke akuzuar qeverinë për ndërhyrje politike dhe bllokim të bursave. Pra universitetet gjermane po e shfrytëzojnë këtë mundësi.

Gara për talentet globale ka filluar. Nuk është vetëm Evropa, Kanadaja apo SHBA, Kina po konkurron gjithashtu me universitete dhe qendra kërkimore të reja për talentet më të shkëlqyera./DW

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të hënë

Vendi ynë pret një ditë të qëndrueshme këtë të hënë, me mot kryesisht të kthjellët. Në zonat e ulëta, mëngjesi do të jetë i freskët me 10-12°C. Ndërsa gjatë...

07:13

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI