Flash

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Ministri i Drejtësisë: Gjykatat nuk informojnë palët për zgjidhjen me ndërmjetësim

Lapsi.al 20 October 2025
Ministri i Drejtësisë: Gjykatat nuk informojnë palët

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, në fjalën e mbajtur në Konferencën për 30 vjetorin e partneritetit të Shqipërisë me Këshillin e Evropës dhe Komisionin e Venecias, tha ndër të tjera se sot vendi ynë ka një sistem drejtësie që po ngrihet mbi themele të forta të pavarësisë dhe integritetit, me gjykata dhe prokurori të posaçme produkt i kësaj reforme që për herë të parë në historinë e shtetit të pavarur shqiptar, kanë patur mundësinë reale të hetojnë, ndjekin penalisht dhe dënojnë njerëz me pushtet. Por përtej kësaj  ai përmendi dy të dhëna, të cilat i cilësoi si aspak të rehatshme që vijnë nga sistemi penitenciar dhe ai gjyqësor.

“Së pari, nga 4576 shtetas të cilët gjenden sot në burgjet e vendit, rreth 60% e tyre janë ende në pritje të një vendimi drejtësie. Qëndrimi në paraburgim, për një kohë më të gjatë se koha e disponuar me vendim përfundimtar gjykate, për shumë prej tyre shndërrohet në padrejtësinë më të madhe për ta dhe familjarët e tyre; Së dyti, teksa ne përballemi me sfida si vakancat e krijuara nga zbatimi i vettingut në Shqipëri, sigurisht një masë mëse e nevojshme, apo rritja në vijim e backlog apo çështjeve të mbartura nga viti në vit, ndonëse ligji sanksionon ndërmjetësimin si veprimtari jashtëgjyqësore për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, veçanërisht në çështje civile, familjare, të punës, apo edhe në rastet kur përfshihen interesa të të miturve apo marrëdhënie bashkëshortore, vitin e shkuar në shkallë Republike, vetëm një Gjykatë rrethi ka udhëzuar dhe informuar palët mbi mundësinë e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve përmes ndërmjetësimit. 25 raste nga 1500 të tilla të regjistruara vullnetarisht apo përmes shërbimit për ndihmë juridike falas në Ministrinë e Drejtësisë, nuk arrin dot as 2% të totalit të çështjeve që mund të ishin kanalizuar për zgjidhje përtej proceseve tradicionale, të cilat më së shumti janë të tejzgjatura, me kosto për qytetarët dhe ndikim tek besimi i tyre në institucionet e drejtësisë.

Shkalla e suksesit të trajtimit dhe zgjidhjes së tyre nga ndërmjetësit e licensuar arrin në 85-90%. Kjo sa për të ilustruar, pa folur më pas për potencialin e jashtëzakonshëm por shumë pak ose aspak të eksploruar të arbitrazhit, pajtimit, negocimit, apo metodave hibride dhe përdorimit të teknologjisë për zgjidhjen e një kategori mosmarrëveshjesh”, deklaroi Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari.

Në përfundim ai tha se shteti i së drejtës nuk është një stacion ku mbërrijmë, por një udhëtim i pandalshëm që kërkon përkushtim të përhershëm. Prandaj, sfida jonë sot është ta konsolidojmë Reformën në Drejtësi, të sigurojmë funksionimin efikas të institucioneve të reja, të rrisim transparencën dhe të forcojmë integritetin në çdo hallkë të administratës dhe sistemit të drejtësisë.

Të këshilluara

A do e arrestojë Hungaria Putinin?

Putin pritet të vijë në Budapest,  të paktën kështu thuhet në ftesë. Pas një bisede të gjatë telefonike me Donald Trump të enjten, liderët e SHBA-së dhe Rusisë ...

20:02

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI