Flash

Miliona lekë motora dhe veshje, si u abuzua me fondet te Ministria e Bujqësisë

Lapsi.al 20 October 2025
Miliona lekë motora dhe veshje, si u abuzua me fondet te Ministria e

Abuzimi në dosjen që ka çuar 20 zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë në gjyq për shpërdorim detyre shkon përtej blerjes së preparateve veterinare për shfarosjen e karkalecit, dhe të miut e arave.

Në periudhën 2016-2017 ministria e bujqësisë me anë të procedurës së tenderimit ka blerë 70 motoçikleta, tender i cili ka qenë pjesë e dosjes hetimore nga Prokuroria e Tiranes.

Ky motor që shihni në ekran i përket markës japoneze “Lifan” i tipit 100\A, Top Channel ka siguruar një faturë dore se motoçikleta që i shpëtoi jetën bagëtive para vitesh ka kushtuar 330.808 mln lekë të reja.

I njëjti motor sot kushton 110.00 mijë lekë dhe merret nga tregtare 86.000 lekë. Por përveç motorit mjekëve veterinar iu dhe edhe veshje, të cilat i bënin të dukeshin si motoristë profesionistë.

Vlera e të cilave sëbashku qytetarëve shqiptarë u kushtoi 372.204 lekë. Sipas këtij mandati, kaska shkon në 480 lekë, veshja xhaketë 30.000 lekë, doreza, 2400 lekë dhe çanta 4200 lekë.

Nëse bëjmë një llogari e gjitha flota e bluzave të bardha ka kushtuar 26.054.280 lekë.

Por sipas mjekut veteriner Ymer Elezi në vend të motorëve të shtrenjtë, Ministria e Bujqësisë me ato para mund ta ndihmonte ndryshe shërbimin veterinar, ku në vend të papaqëve të blinte makina.

“Fatura është 4 mln e 300 mijë të vjetra në 70 motorë, nëse kjo vlerë prej 300 mln lekësh të vjetra do të blihej makinë do të ishte më mirë, sepse me makinë nuk të lëvizin dhe 5 persona dhe puna bëhet në ekip se sa me motor ku në shumë rrugë ai nuk hyn dot”, tha Ymer Elezi-mjek veterinar.

Në vitin 2016-2017 ministria e bujqësisë ka realizuar 7 tendera të ndryshëm me objekt nga blerja e preparateve veterinare për luftimin e karkalecit të fushave, deri te luftimi i miut të arave e më pas blerja e pajisjeve për mjekët veterinarë, apo zëvendësimi i lopëve të sëmura nga dermatozë modulare, me kafshë të shëndetshme.

Dyshimet për abuzime me këto tendera kanë dërguar para gjykatës 20 punonjësit e Ministrisë së Bujqësisë. Hetimet ishin kryer më herët nga SPAK që shpalli mos-kompetencën dhe ja kaloi Prokurorisë së Tiranës dhe përgjatë shtatë muajve të fundit Prokuroria doli në rezultatin se bëhet fjalë për tenderë me një vlerë 525 milionë lekëve./TCH

https://www.youtube.com/watch?v=qRdLrbhTUds

Të këshilluara

Pogradec, plagoset me granatë 49-vjeçari

Një 49-vjeçar është plagosur ditën e sotme, pasi një granatë e vjetër e cila ndodhej në tokë ka shpërthyer. Granat ka shpërthyer gjatë kohës kur 49-vjeçari po p...

18:50

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI