Flash

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

VLEN: Kemi fituar shumicën e komunave shqiptare në RMV, Ali Ahmeti doli në pension

Lapsi.al 19 October 2025
VLEN: Kemi fituar shumicën e komunave shqiptare në RMV, Ali Ahmeti

Pas përfundimit të procesit zgjedhor dhe mbylljes së qendrave të votimit, koalicioni VLEN përmes një konference për media tha se presin fitore që në raundin e parë në komunat Çair, Tetovë, Saraj, Bogovinë, Zhelinë dhe Tearcë.

“Presim fitore pothuajse në secilën komunë. Jemi optimistë se në disa prej komunave se gara do të mbyllet që në raundin e parë. Kjo vlen për komunën e Çairit. Jemi afër fitores edhe në komunën e Tetovës në raundin e parë. Gjithashtu presim fitoren edhe në komunën e Sarajit, në komunën e Bogovinës, Zhelinës dhe Tearcës. Jemi në prces të grumbullimit të informatave”, - thotë VLEN.

Ndërsa nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi shpalli fitoren në Komunën e Likovës dhe Pllasnicës.

“E fillojmë fitoren e madhe me fitore në raundin e parë në dy komuna, dhe atë në Likovë ku ka mbaruar procesi zgjedhor dhe kandidati jonë Erkan Arifi ka fituar. Po ashtu edhe në Pllasnicë ka fituar kandidati jonë”, tha Arbër Ademi.

Reagoi edhe kandidati i VLEN-it për Komunën e Çairit, Izet Mexhiti që shpalli fitoren në këtë komunë duke u shprehur se me këtë fitoi një klasë e re politike, dhe se kundërshtarët shkuan në pension. Mexhiti porositi Ahmetin të tërhiqet nga politika, sepse siç u shpreh votat e qytetarëve e çuan në pension.

“Në Çair fituan të gjithë shqiptarët. Sot dua të them me zë të qartë se fituan të gjithë shqiptarët. Urime pensionimin kundërshtarëve politikë. Fitorja jonë nuk është fitore personale, por është fitore e një klase politike që sjell ndryshim. Faleminderit shqiptarë. Lkjo është fitore e dinjitetit qytetar, e shpresës që qytetarët e kanë fituar me votë të lirë. Falënderojmë institucionet që garantuan një proces të qetë dhe demokratikë”, deklaroi Izet Mexhiti, VLEN. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI