Flash

Partizani fiton me një autogol, Trashi tradhëton Flamurtarin: Vora përmbys Elbasanin

Lapsi.al 19 October 2025
Partizani fiton me një autogol, Trashi tradhëton Flamurtarin: Vora

Luftë e fortë sportive dhe befasi në dy ndeshjet që mbyllën javën e 7 të Superiores. Partizani godet në Vlorë në debutimin e teknikut Oltion Kërnaja, duke mposhtur 0-1 Flamurtarin. Vendosi një autogol i Trashit, më pas i zëvendësuar. Vora, në anën tjetër, përmbysi Elbasanin 1-2, me golat e Dakës e Karricës.

Autogoli nderon Kërnajën në debutim – Flamurtari mbetet pa fitore

Partizani ka marrë një fitore të vlefshme në transfertën e Vlorës, duke mposhtur Flamurtarin me rezultatin minimal 0-1. Ndeshja u vendos nga një autogol i mbrojtësit Lorenc Trashi në minutën e 62', duke i dhuruar tri pikë "Demave të Kuq".

Takimi shënoi debutimin me sukses të trajnerit Oltijon Kërnaja në stolin e Partizanit, i cili e nisi mbarë aventurën e tij me të kuqtë. Në krahun tjetër, tekniku i sapoemëruar i Flamurtarit, italiani Francesco Moriero, e nisi me humbje dhe pa arritur të ndryshojë fatin e skuadrës së tij.

Flamurtari mbetet skuadra e vetme që nuk ka shënuar ende asnjë fitore këtë sezon në Kategorinë Superiore, duke regjistruar tashmë pesë humbje në kampionat dhe duke u ngjitur në krye të listës së skuadrave në krizë. Ndërpret ndërkohë serinë e pesë ndeshjeve pa fitore Partizani, që merr frymë para përplasjes me Egnatian.

[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/10/68f511ed12ad2.mp4"][/video]

Vora përmbys Elbasanin në “Elbasan Arena”, tensione mes tifozëve pas ndeshjes

Një tjetër surprizë e kësaj jave në Superiore erdhi nga “Elbasan Arena”, ku Vora arriti një përmbysje të madhe përballë vendasve të AF Elbasanit, duke fituar me rezultatin 1-2.

Kristi Qose kaloi Elbasanin në epërsi në minutën e 55-të, por vorakët reaguan shpejt, duke realizuar dy gola me Dakën dhe Karricën, që përmbysën gjithçka në favor të miqve.

Pas kësaj fitoreje, Vora ngjitet në kuotën e 10 pikëve dhe renditet në vendin e gjashtë, ndërsa Elbasani mbetet në vendin e katërt me 11 pikë.

Lexo më tej: Elbasani e Teuta, barazim zhgënjyes për kryesuesit: Govzdenovic mban Dobin 4 pikë pas

Ndeshja u mbyll mes tensioneve në tribunë. Tifozët vendas, të pakënaqur nga humbja, kaluan kordonët e sigurisë dhe tentuan përleshje me tifozët e Vorës. Ndërhyrja e policisë bëri që situata të vihej nën kontroll, pa pasoja serioze.

[video width="676" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/10/68f5117e89266.mp4"][/video] [video width="696" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/10/68f512e7e536e.mp4"][/video] [video width="682" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/10/68f517bd1453b.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI