Flash

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Ndryshojnë rezultatet në RMV/ Kush po fiton në komunat me shumicë shqiptare

Lapsi.al 19 October 2025
Ndryshojnë rezultatet në RMV/ Kush po fiton në komunat me

Në Maqedoninë e Veriut po numërohen me shpejtësi votat për kryetarë të komunave. Vëmendja është përqendruar te ato me shumicë shqiptare.

Deri tani koalicioni i partive shqiptare në qeveri VLEN udhëheq rezultatet në 8 komuna. Në Saraj, Tearcë dhe Çair duket se ka fituar që në raundin e parë. AKI e udhëhequr nga BDI udhëheq rezultatet vetëm në 5 komuna duke pësuar një rezultat të dobët. AKI kryeson në Vrapçishtë, Gostivar, Lipkovë, Pllasnicë dhe Çashkë.

Në Tetovë kandidati i VLEN dhe kryetari aktual Bilall Kasami prin me rreth 4 mijë vota kundrejt kandidatit të AKI-së, Bajram Rexhepi.

Ndërkaq që në raundin e parë, Izet Mexhiti i VLEN e ka fituar Bujar Osmanin në Komunën e Çairit me mbi 10% të numrit total të votave, një nga komunat më të rëndësishme.

Në Gostivar, Valbon Limani i AKI-së ka fituar bindshëm edhe atë me dallim prej 10 mijë votash kundrejt Sabedin Dautit të VLEN-it.

Në Komunën e Vrapçishtit edhe pse kandidati i AKI-së Isen Shabani fitoi me mbi 80%, i njëjti nuk do të mund të bëhet kryetar meqë nuk u arrit censusi dhe aty do duhet të përsëriten zgjedhjet.

Në rrethin e parë, VLEN ka fituar edhe Komunën e Tearcës me kandidat Daut Memishi, Komunën e Bogovinës me Feti Abazin dhe Komunën e Zhelinës me Blerim Sejdiun.

Shqiptarët për herë të parë do të fitojnë një komunë që gjithmonë ka qenë në duart e maqedonasve, pra komunën e Çashkës. Kandidati i AKI-së Suat Shaqiri ka korr fitore prej mbi 50% të votave që në rrethin parë.

Sipas informacioneve, edhe në Saraj prin kandidatit i VLEN-it Muhamet Elmazi kundrejt Blerand Rexhepit të AKI-së por ende nuk ka informacione zyrtare nëse shkon në raundin e parë apo jo.

Në Komunën e Strugës prin kandidati i VLEN-it Mendi Qyra me mbi 2 mijë vota kundrejt kandidatit të AKI-së, Arsim Dalipi.

Në Komunën e Likovës, Erkan Arifi ka fituar me 2 mijë vota diferencë që na rrethin e parë të zgjedhjeve.

Në Komunën e Dibrës, kandidati i pavarur Ramadan Imeri ka kaluar me vota Ilirjan Fetahun e AKI-së dhe në rrethin e dytë do të përballet me Fisnik Melën e VLEN-it.

Në Komunën e Haraçinës gjithashtu prin VLEN me kandidatitn Daut Beqiri ndaj kandidatit të AKI-së Skender isufi por nuk dihet ende nëse do të kalon në rrethin e parë.

Në Komunën e Bervenicës në rrethin e dytë do të shkojnë kandidati i VLEN Haqim Ramadani dhe i VMRO-DPMNE-së Jovica Ilievski.

Nga AKI thonë se prijnë me mbi 20 mijë vota AKI përball VLEN-it në nivel nacional, ndërkaq VLEN është në avantazh për sa i përket numrit të komunave.

Megjithatë, deri nesër pritet që të dalin rezultatet përfundimtare dhe të çertifikohen zgjedhjet. /Express

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI