Flash

Këlliçi denoncon Manastirliun: Ish-drejtoreshat e saj janë kthyer në patronazhiste

Lapsi.al 19 October 2025
Këlliçi denoncon Manastirliun: Ish-drejtoreshat e saj janë

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka denoncuar publikisht përfshirjen e drejtuesve të lartë të administratës shtetërore në fushatën zgjedhore të Ogerta Manastirluit, si kandidate e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës. Këlliçi përmend dy drejtoresha të Ministrisë së Arsimit, Mirela Cami dhe Matilda Shabani, të cilat sipas tij janë angazhuar si “patronazhistë” në fushatën e Ogerta Manastirliut.

Këlliçi e cilëson këtë një shkelje të hapur të ligjit për nëpunësin civil dhe shembull të qartë të përdorimit të administratës për qëllime politike. Sipas tij, ky është edhe një nga faktorët kryesorë që kanë çuar në rrënimin e sistemit arsimor, rënie në testin PISA dhe zbrazjen e klasave dhe universiteteve. Më tej Këlliçi kërkon shkarkimin e drejtoreshave që shkelin ligjin 'ditën për diell'.

"Fushata për Tiranën: Shkelja e ligjit me të dyja këmbët dhe militantizmi i administratës! Në fushatën qeveritare për Bashkinë Tiranë vihen re dy Drejtoresha të Përgjithshme tek Ministria e Arsimit, Mirela Cami dhe Matilda Shabani!

Ndërkohë që do duhej të ushtronin detyrat e tyre në shërbim të rritjes së cilësisë së arsimit në vend, drejtoreshat përfshihen në fushatën e ish shefes së tyre Ogerta Manastirliut, si patronazhiste të rëndomta! Plotësisht në shkelje të Ligjit për Nëpunësin Civil, aq më tepër për drejtuese të nivelit të lartë. Kjo politikë e mbrapshtë e “partisë mbi Shqipërinë” është arsyeja e qartë e rënies drastike në testin PISA, zbrazjen e klasave të mësimit dhe auditoreve, rrezikun e mbylljes së fakulteteve shkencore dhe performancën e vazhdueshme të ulët të sistemit tonë arsimor.

Personalisht denoncoj me forcë vënien në rresht të administratës për fushatën e Tiranës, nga niveli më i lartë e deri tek ai më i ulët. Militantizmi, fanatizmi partiak, servilizmi dhe patronazhimi nuk mund të jenë kurrë baza të shëndetshme për një administratë funksionale në shërbim të shtetit dhe shoqërisë. Ne kërkojmë marrjen e masave urgjente për pezullimin nga detyra dhe madje ndjekjen penale të kujtdo që shkel ligjin ditën për diell. Historia e keqpërdorimit të administratës publike dhe shndërrimin e saj në një formacion partiak duhet të marrë fund!" - shkruan Këlliçu. /LAPSI.al

Të këshilluara

Grabitje në Muzeun historik të Luvrit

Luvri në Paris, muzeu më i vizituar në botë, u mbyll papritur sot pasi ministrja franceze e kulturës tha se kishte ndodhur një grabitje. “Një grabitje ndodhi k...

12:35

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI