Flash

Dovbyk e goli i pabesueshëm i humbur me portën bosh ndaj Inter: Gasperini pa fjalë

Lapsi.al 19 October 2025
Dovbyk e goli i pabesueshëm i humbur me portën bosh ndaj Inter:

Humbja e Romës kundër Inter është për pjesën më të madhe të ndeshjes e pamerituar: forca e sulmeve të vazhdueshme në fund nga verdhekuqtë, të cilët sidomos në pjesën e dytë treguan cilësi të mëdha në lojën ofensive, duke iu afruar barazimit 1-1 në më shumë se një rast. Por një episod i veçantë, me kthjelltësinë e mëvonshme, vulosi humbjen në “Olimpico”: gabimi kolosal përpara portës i Dovbyk në minutën e 60-të, kur me kokë e dërgoi topin mbi traversë ndërsa Sommer ishte jashtë portës pas një daljeje të nxituar në një goditje këndi. Një moment vendimtar, që ndezi zemërimin e tifozëve, sidomos në internet, por edhe atë të Gasperinit në pankinë.

Roma gabon shumë në sulm, humbja mban emrin e Dovbyk

Mund të kishte ndryshuar gjithçka, ose të paktën të shmangej humbja dhe të ruhej, qoftë edhe për një pikë, kreu i renditjes që mbahej fort në dorë. Por, Roma del nga “Olimpico” me kokën lart, por me zero pikë: meritë e një Interi që dinte të finalizonte menjëherë, pas vetëm 6 minutash në boshtin Barella-Bonny, por edhe faj i një sulmi që krijoi shumë por nuk arriti të shënonte. Dhe në bankën e të akuzuarve është pikërisht sulmuesi i saj kryesor, ukrainasi Dovbyk, të cilin Gasperini e hodhi në lojë në pjesën e dytë, duke shpresuar të çante mbrojtjen zikaltër.

Gabimi i pabesueshëm i Dovbyk dhe reagimi i Gasperinit

Në të vërtetë, ishte edhe afër suksesit: në minutën e 60-të, me rezultatin 1-0 për zikaltërit dhe në momentin e presionit maksimal verdhekuq, Dovbyk humbi një gol të pabesueshëm me portën bosh. Sommer u hodh në një dalje të pamend nga porta mbi një goditje këndi të Dybala-s, me topin që përfundoi në mënyrë perfekte në kokën e sulmuesit ukrainas. Në zonën e vogël, në pozicion qendror, ai gaboi kthesën e kokës, duke goditur në mënyrën më të keqe të mundshme: topi përfundoi mbi traversë, me portën plotësisht bosh. Një gabim i pafalshëm që e bëri edhe vetë Gasperinin në pankinë të shpërthente në nerva; humbi durimin, u zemërua dhe u kthye prapa me duart në kokë. I pabesueshëm.

Sezoni negativ i Dovbyk: vetëm një gol në 7 paraqitje me Romën

Për Dovbyk kjo ishte ndeshja e radhës negative në një sezon të nisur keq, që e ka parë protagonist edhe në një episod tjetër të pafavorshëm për Romën, kur, sërish në minutat e fundit gjatë sulmeve të dëshpëruara të verdhekuqve, “ndaloi” me trup një goditje drejt portës së mbrojtur nga Sommer, për të provuar më pas vetë të shënonte pak para minutës së 90-të, por pa sukses. Për të, shumë zhgënjime që nga fillimi i sezonit, me statistika për të thënë më pak se negative: vetëm 1 gol në 7 paraqitje mes kupave dhe kampionatit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI