Flash

Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë. I pret shpresat për raketat “Tomahawk

Lapsi.al 18 October 2025
Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë. I pret shpresat për

Zelenskiy vizitoi Shtëpinë e Bardhë me shpresën për të bindur Presidentin amerikan për raketat Tomahawk, por telefonata e tij me Putinin një ditë më herët rrezikon që udhëheqësit ukrainas të kthehet në shtëpi duarbosh.

Trump tha se shpreson që lufta të përfundojë pa qenë nevoja që Ukraina të ketë nevojë për raketat Tomahawk. Diçka e tillë tha Trump do të përbënte përshkallëzim të madh: “Tomahawk-ët janë armë shumë të rrezikshme. Janë armë të pabesueshme. Nëse ju pëlqen lufta, është një nga më të saktat. E dini, ne përdorëm 30 Tomahawk në Iran pasi B2 bënë dëmin e tyre. Ato janë armë të jashtëzakonshme, por edhe shumë të rrezikshme. Dhe kjo mund të nënkuptojë për shkallëzim, mund të nënkuptojë se shumë gjëra të këqija mund të ndodhin. Tomahawk janë një gjë e madhe”.

Por, teksa Trump u shpreh optimist për një fund të shpejtë të luftës në Ukrainë, Zelensky paralajmëroi se Putin është gati për paqen: “Mendoj se ky është një moment për t'i dhënë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës. Mendoj se, po, e kuptojmë që Putini nuk është gati, mendoj se nuk është gati, por jam i bindur se me ndihmën tuaj, mund ta ndalojmë këtë luftë. Dhe kemi vërtet nevojë për të. Shohim që ata nuk kanë bërë hapa të suksesshëm në fushën e betejës dhe kjo është diçka e mirë”.

Në takimin me Zelenskyn, Trump përjashtoi mundësinë e një takimi trepalësh në Budapest.

“Këta dy liderë nuk pëlqehen, duam që të gjithë të ndihen rehat”, pohoi Presidenti amerikan duke shtuar se takimet do të jenë të ndarë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI