Flash

Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, gjykata lë në burg autorin e dyshuar

Lapsi.al 18 October 2025
Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, gjykata lë në burg

Kamber Sulçaj, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit italian Edoardo Sarchi në Tepelenë më 27 shtator, është lënë në burg pa afat. 48-vjeçari doli para Gjykatës së Shkallës së Parë në Gjirokastër dy ditë pasi u vetëdorëzua në Prokurori, për vlerësimin e masës së sigurisë së arrestit në burg.

Prokurorja e çështjes Blerina Musabelli paraqiti aktet e grupit hetimor nga vendngjarja dhe rrethanat deri në vetëdorëzimin e Sulçajt.

Më pas, avokati i tij nga Vlora, Arsenal Zotaj ka paraqitur ndër të tjera edhe faktin e dorëzimit të klientit, duke e konsideruar si një rrethanë lehtësuese.

Vetë 48-vjeçari ka qëndruar i heshtur përgjatë gjithë seancës së vlerësimit të masës së sigurisë. Avokati është shprehur se do ta ankimojë në Apelin e Tiranës masën e burgut pa afat që u dha nga gjyqtarja Entela Selmanaj.

Të këshilluara

Thirrja/ SPAK po kërkon hetues

SPAK po kërkon oficerë të tjerë për të hetuar. Në kohën kur ende është gjetur se kush do ta drejtojë Byronë Kombëtare të Hetimit, konkurset për staf ndihmës në ...

20:51

“Topin nuk ka kush ta gjuajë”

Mbrëmë, në darkë, nën një shi të hollë vjeshte, ndesha njërin nga miqtë e mi të rinisë. Kemi luajtur bashkë basketboll dhe kemi ruajtur miqësinë e dikurshme. ...

14:55

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI