Flash

Vijojnë protestën minatorët e Spaçit, asnjë përgjigje nga kompania

Lapsi.al 18 October 2025
Vijojnë protestën minatorët e Spaçit, asnjë

Minatorët e Spaçit vijojnë të protestojnë sot për të 13-tën ditë. Pavarësisht kushteve të vështira atmosferike dhe reshjeve të shiut, punëtorët janë grumbulluar që prej orës 06:00 të mëngjesit, duke kërkuar zgjidhje për kërkesat e tyre. Ata mbeten të vendosur për të mos ndalur protestën derisa të marrin një përgjigje konkrete nga drejtuesit e kompanisë.

Edhe pse sot minatorët janë në ditën e 13-të të protestës, asnjë përfaqësues i firmës nuk është paraqitur në vendin e protestës. Punëtorët nuk kanë mundur të kenë asnjë bisedë me përfaqësues të firmës apo një sqarime mbi situatën.

Sipas kontratës kolektive, minatorët kërkojnë kushte më të mira pune, pagesa të prapambetura dhe garantimin e të drejtave të tyre. Gjatë protestës ata e kanë cilësuar situatën si të rëndë dhe kanë deklaruar se do të qëndrojnë në protestë për sa kohë kërkesat nuk merren seriozisht nga kompania.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI